Një përdorues i Youtube, që i bëri rreng një burri të pastrehëm duke i dhënë një biskotë Oreo të mbushur me pastë dhëmbësh, u dënua me 15 muaj b.urg.
Kanghua Ren nga Spanja, ndryshe i quajtur Reset që u bë i njohur nga videot në Youtube, “shkeli integritetin moral” të v.iktimës së tij në vitin 2017.
Gjykata gjithashtu vendosi që kanali YouTube i Ren, ReSet, të mbyllet dhe ai nuk do të postojë asnjë video deri në vitin 2024.
Përvec të tjerave, Ren duhet të dëmshpërblejë burrin e pastrehë me 20 mijë euro. Sipas “New York Times”, Ren nuk ka gjasa të shkojë në b.urg.
Gjykatat spanjolle zakonisht pezullojnë dënimet nën dy vjet për shkelësit e parë, që janë shpallur fajtorë për kryerjen e k.rimeve të d.hunshme.
Njeriu i pastrehë u identifikua si Gheorge L, me origjinë nga Rumania, i cili punonte si bari para se të shkonte në Barcelonë.