Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.
Rama ka publikuar një foto të xhamisë të Namasgjasë ku shkruan ‘Gëzuar Bajramin’.
Festimet e Fiter Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut.
Fiter Bajrami është festa që shënon fundin e muajit të Ramazanit dhe kjo fjalë vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit.