Kryeministri Edi Rama kujtoi nga Mirdita marrëveshjen e 17 Majit të 2017 me liderin demokrat Lulzim Basha. Ai madje e ka ironizuar kryetarin e PD se tani nuk nuk ka nevojë më për këngëtar pasi Basha e këndon vetë tani himnin kombëtar pasi si ka mbetur gjë tjetër për të bërë.
“Në kohën e çadrës e këndonte himnin një këngëtar, sot e këndon ky që nuk di të bëjë asnjë punë. Të gjithë i lanë. E mora për dore i thashë dëgjo ku po shkon. E kupton që edhe një hap, je në greminë.
I thashë çfarë do, i thashë merre kë të duash. Drejtësinë, arsimin, burgjet se te burgjet e kanë mendjen gjithë kohës. Këta kanë dhënë edhe leje shtatëzanie për kriminelët”, tha Rama.