osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aty ku politika është persekutuese e popullit të saj, populli nuk ka tjetër zgjidhje përveçse ti kthejë sytë nga Zoti

Aty ku politika është persekutuese e popullit të saj, populli nuk ka tjetër zgjidhje përveçse ti kthejë sytë nga Zoti

Avokati Romeo Kara ka ironizuar dhe veprimet e fundit të politikanëve tanë, të cilët mundohen herë pas here të fitojnë simpatinë e besimtarëve musliman, apo besimeve të tjera me fjalime të tipit:

“Një minutë heshtje në nderim të vëllezërve dhe motrave tona besimtare në agjerim për sakrificën e tyre hyjnore…”, sikurse e dëgjuam dje nga lideri Basha, apo betime të tipit: “Për Kishë të Laçit, Ramën do e fus në burg”.

Kara i cili i referohet shpesh Zotit dhe të gjitha veprimet e drejta i merr në emër të tij, ndjehet i fyer nga kjo sjellje e ulët e politikanëve tanë dhe indirekt i ironizon për hipokrizinë e tyre të paskrupullt, që tregojnë herë pas here… ndërkohë që “luten” për popullin, duhet të luten për mëkatet e tyre ndaj këtij populli.

“Kur të falet Namazi i Bajramit, atehere politikanet hipokrite do t’a marrin mesazhin, se sa popull kane kthyer syte nga Zoti, dhe sa popull beson akoma tek hipokrizia e tyre.

Ate shesh qe nuk e mbushin dot me d.hune e premtime pozita dhe opozita, e kane mbushur dhe do t’a mbushin perhere e me teper besimtaret, te cilet ne 30 vitet e fundit, kane marre argumenta te shumta dhe mesime te perseritura se, asgje nuk eshte e vlefshme dhe e vertete jashte parimeve hyjnore.

Aty ku politika eshte persekutuese e popullit të saj, populli nuk ka tjeter zgjidhje perveçse ti ktheje syte dhe zemren tek Ai qe kurre nuk te zhgenjen dhe kurre nuk te le të gabosh.

Ky popull po nuk u zgjidh nga hipokrizia, dhe po nuk u lidh prej litarit te parimeve, litarit te Zotit, kurre nuk do te shohi diell ne qiellin e tij.”, shkruan avokati.

Ndër të tjera, avokati ka bërë një replikë në distancë me gazetaren Sonila Meço, e cila prononcohej se ambasadat e huaja në vend nuk duhet të fokusoheshin tek d.huna e protestuesve gjatë tubimeve të opozitës dhe se Lleshaj duhet të bënte kujdes me deklaratat e tij kur akuzonte liderin e PD Basha, si fajtor i 4 të v.rarëve më 21 Janar.

“Prape kjo?

Dhuna, e cdo lloji, eshte shkelje totale e ligjit, pavaresisht se ku, kur dhe per cfare arsye perdoret, dhe si e tille prodhon vetem paligjshmeri.

Kapitulli III i KP i parashikon qarte veprat penale kunder rendit dhe sigurise publike perfshire edhe bllokimin e paligjshem të rrugeve, pervec dhunes direkte ndaj Policise dhe institucioneve.

Jam kurioz t’a di se si do reagonte gazetarja nese do t’a dhunonte dikush, sic u dhunua policja Ina.”, shruan Kara./Ekskluzive.al