Pasi kemi lënë pas protestën dhunshme të opozitës, kryeministri Rama ka publikuar në Istagram mëngjesin e sotëm një foto ku shfaqet me kandidatin e Lezhës Pjerin Ndreun.
“Me Pjerinin për Lezhën që duam”, shprehet Rama teka shfaqet i buzëqeshur. Rama thekson se vendi do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Nga ana tjetër opozita vijon me protestat e saj. 3 orë tym e flakë pati dje në protestën para parlamentit. 10 persona u plagosën, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëroi se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes.