Ditën e sotme në Gjykatën e Apelit në Tiranë do të zhvillohet seanca e radhës për ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliun.
Në seancën e sotme, Prokuroria kërkon rikthimin e masës “arrest me burg” për Balliun.
Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu u arrestua më 7 maj nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re.
Banorët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama, i cili do të vizitonte një biznes në atë zonë. Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës me uniformat blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën.
Më 9 maj, Gjykata e Tiranës vendosi masën “detyrim paraqitje” për ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu dhe 3 të ndaluarit e tjerë.