Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës së bashkuar.
Ndonëse në protestën e djeshme pati edhe incidente d.hune, Rama ka vendosur ta përmbledhë komentin e tij me një video të shkurtër të postuar në Instagram ku dallohet rrëmuja e lënë pas nga protestuesit në bulevardin përpara zyrës së tij.
Në mes të videos me shkronja të mëdha, Rama ka shkruar “TURP”.