“Protesta më e madhe që ka parë ndonjëherë Shqipëria në këto 30 vite, Edi Rama ka rënë” dhe himni kombëtar janë bërë “trinitë” e artikuluara sistematikisht nga Lulzim Basha nëpër 12 protestat e zhvilluara deri më sot nga opozita.
Protestë pas proteste Basha deklaron në mbyllje të tyre, se ajo për të cilën e ka fjalën ishte protesta me e madhe e 30 viteve të fundit, shprehje kjo e cila është një tallje me demokratët dhe protestuesit që e ndjekin. Sikurse të njejtën gjë dhe me rrëzimin e Edi Ramës, që edhe pse e deklaruan të rrëzuar, nga protesta në protestë e ngre sërish në detyrë dhe e rrëzon, po sërish… Qesharake por një e vërtetë e konstatuar lehtësisht nëse do të ndjekësh ato çka Basha deklaron nga njera protestë në tjetrën.
Ndodh kjo pasim mesa duketm Basha i ka mësuar përmendësh këto vargje dhe si një papagall i vërtetë përsërit të njëjtën gjë, pa i kushtuar pak vëmendje protestave, realisht, për të parë sesa persona ka nga njera në tjetrën.
Nga të shtatë protestat kombëtare, që Lulzim Basha ka zhvilluar ajo e 16 Shkurtit, sipas vlerësimit të tij, ka qenë me e madhja, nga të tjerat, por prapë, edhe pse i kanë firuar njerëzit, Basha thotë që çdo protestë është më e madhja.
Sot e zgjeroi kraterin kur deklaroi se: “Kjo ishte protesta me praninë më të madhe që ka parë Ballkani dhe Europa. Kjo është protesta më e madhe që ka parë Shqipëria në këto 30 vite”
Një tjetër gënjeshtër e përsëritur e Lulzim Bashës, në rolin e papagallit, është edhe shprehja “Edi Rama ka rënë”, kur, në fakt, ky i fundit vazhdon fushatën e tij elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Nga 16 Shkurti e deri më tani bëhet gati 3 muaj e gjysëm që protestohet dhe deklarohet nga Lulzim Basha “rrësimi i Ramës”, pra që Rama ka rënë 7 herë dhe është ngritur po kaq herë, sepse aq protesta ka zhvilluar opozita. Ndërkohë me datën maj do të jetë e 8-ta që e garantuar se do të shënojë rënia e tetë e Edi Ramës./CNA.al