Kandidati i PS-së për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu, gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve të Lezhës, ku ndodhet edhe kryeministri Edi Rama për hapjen e fushatës në këtë qytet u shpreh se do të besëlidhet për një Lezhë më të mirë.
Ndreu nuk la pa thumbuar kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, i cili, pak ditë, më parë u betua për kishën e Laçit duke u shprehur se Edi Rama do të përfundojë në burg.
Ish deputeti, tashmë kandidat për kryebashkiak i premtoi lezhjanëve se do ta bëjë Lezhën të krahasohet me Tiranën.
“Ne jemi një qyteti i bukur, kemi det, fushë, mal por këtij qyteti i ka munguar drejtimi. Jemi sot këtu të besëlidhemi për një Lezhë jo si kjo e sotmja por për Lezhën tuaj. Ne do të fitojmë me 30 qershor. Ne do betohemi po jo në Kishën e Laçit sepse atje është për të qetësuar shpirtin. Ne do ta bëjmë Lezhën më të krahasohet me Fierin dhe pse jo me Tiranën. Ne do ti heqim këto gjumashë me në krye Lulzim Bashën kryegjymashin i cili për 4 vite bëri një vrimë në ujë me 30 Qershor”,-tha Ndreu./CNA.al