Ndërsa në protestën e 11 majit përdorën bomba molotov duke e bërë protestën më të dhunshme të opozitës jokuvendore, prej muajit shkuar, këtë 2 qershor, militantët përdorën mjete të paligjshme piroteknike.
Kapsollë, fishekzjarrë, sende të forta dhe mjete me shpërthime të fuqishme u përdorën në protestën e shtatë të opozitës përmes të cilave kërkon rrëzimin e qeverisë. Mënyra se si ato u përdorën ishte e qëllimtë kundër policisë.
Mjete të forta shpërthyese të cilat vihen në tokë në drejtim të qiellit për tu shpërthyer, u mbajtën në duart e militantëve dhe u vunë në drejtim të efektivëve që ruanin sigurinë tek kryeministria dhe tek parlamenti.
Efektivët e policisë u vunë nën shënjestrën e simpatizantëve të opozitës, siç e dëshmojnë edhe këto pamje që Shqiptarja.com sjell, ku mjetet shpërthyese u përdorën nga mbështetësit e opozitës, si të kishin në duar, armë.
Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një reagim pas protestës, evidentoi pikërisht këtë moment si të papranueshëm dhe të paligjshëm: Përdorimin e mjeteve piroteknike për të vënë në shënjestër policinë.
Dhunë te protesta para parlamentit, protestuesit sulmojnë me fishekzjarre e kaspolla policinë – Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com
Publiée par Shqiptarja.com sur Dimanche 2 juin 2019