Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar për protestën e sotme të opozitës.
“Mbretëria e Bashkuar mbështet të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore. Nuk ka vend për dhunë ose mjete piroteknike në një protestë paqësore.
Liderët e protestës kanë përgjegjësi të mbajnë demonstratat të sigurta dhe ligjore ndërsa policia ka përgjegjësi të përgjigjet në mënyrë proporcionale për ruajtjen e rendit publik.
Për të mirën e të gjithëve, prioritet duhet të jetë një protestë paqësore dhe e sigurt”, thuhet në deklaratë