LSI nuk ndalet me sulmet ndaj ndërkombëtarë.
Këtë herë Luan Rama i është drejtuar me një mesazh sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili ka qenë sot në Tiranë dhe nga konferenca për mediat bëri apel për vetëpërmbajtje dhe u shpreh kundër dhunës.
Luan Rama pyeti Stoltenberg se si ndihet që një vend anëtar i NATO-s do të zhvillojë zgjedhje pa opozitën.
“Protesta e sotme është mesazh edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Zoti Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Shqipëria është pa Gjykatë të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese!
Si ndjeheni zoti Sekretar i Përgjithshëm që një vend anëtar i NATO-s do të zhvillojë zgjedhje pa opozitën?!
Protesta është Shqipëria e vërtetë! Protesta është ushtrim i demokracisë nga qytetarët!”, tha nga protesta Luan Rama.