Para syve të strukturave më të larta opozitare, militantët e forcave kryesore kanë s.ulmuar godinën e Kuvendit me b.omba molotov, kapsolla dhe sende të forta.
Veç disa orë nga apeli i shefit të NATO-s Jens Stolenberg, i cili bëri thirrje për paqe dhe distancim nga d.huna, organizatorët nuk janë tërhequr duke goditur Kuvendin.
Ndryshe nga një javë më parë kur opozita doli para militantëve duke i penguar që të s.ulmonin institucionet, sot duket se përkrahesit janë frymëzuar për të shkaktuar d.hunë.
Siç mund ta shohim nga fotografitë në galerinë virtuale, strukturat drejtuese rinë duke bërë sehir përplasjen e protestuesve të tyre me forcat policore duke i inkurajuar më tej.