Zv.kryeministri Erion Braçe tha sot në mbrëmje ndërsa pritej protesta e shtatë kombëtare e opozitës se shifrat e dhëna për pjesëmarrjen ishin qesharake deri në dhimbje.
“Qesharake deri në dhimbje. Televizori i Lylit njëherësh dhe portal sapo njoftoi: 65 mijë njerëz po vijnë në Tiranë”, tha Braçe duke ftuar publikun për pak aritmetikë.
“65 mijë njerëz i bie të vijnë me 700 autobuzë e 7500 makina. Dilni nëpër Tiranë e gjejini. Qesharake komplet”, tha Braçe.