osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama mbyll fjalën: 30 qershori do vendosë lënien pas të “hienave” të së shkuarës e gjërat nuk do jenë më si më parë

Rama mbyll fjalën: 30 qershori do vendosë lënien pas të “hienave” të së shkuarës e gjërat nuk do jenë më si më parë

Ndërsa çeli fushatën për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama zgjodhi të mbyll fjalën e tij me një apel për të gjithë shqiptarët.

“Nga kjo foltore, dua t’i bëj të gjithë shqiptarëve një apel. 30 qershori do vendosi ikjen përfundimtare të politikës shqiptare përpara dhe lënies pas të fantazmave e hienave të së shkuarës, këtu do jemi dhe të gjithë do e shohin vetë se si pas 30 qershorit gjërat nuk do jenë më si më parë.

Kush kujton se meqë nuk hyn në zgjedhje disa parti të falimentuara do shkatërrohet demokracia, gabon përkundrazi. Nëse më në fund do dijnë ta lexojnë të vërtetën se pse vetëm humbasin, kur të marrë fund edhe kjo aventure e çmendur, nuk ndodh nuk ka për të ndodhur nuk kemi për ta lënë dot.

E kanë zgjedhur vetë. Të nisen me sytë mbyllur drejt murit që duan t’i bien me kokë, kolapsi i sigurtë i tyre nuk është fundi i demokracisë. Zgjedhjet vendore kësaj radhe janë shumë më të rëndësishme dhe ja pse do mobilizohemi që të jemi në lartësinë e kësaj sfide historike.

Për këtë rrugë të vështirë por të sigurtë të progresit të përditshëm më 30 qershor do fitojë Shqipëria europiane e fëmijëve tanë, jo vetëm ne. Dhe shiheni se si prap janë lidhur gjërat dhe sot edhe një herë misioni i PS është mishërimi i të vetmes rrugë për Shqipërinë europiane.

Shumë faleminderit për durimin mbështetjen që më jepni. Jam shumë krenar për ju dhe të gjithë bashkë për PS. Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë.” -përfundoi Rama fjalën e tij.