Të enjten, Nevina Shtylla mbushi 25 vjeç, ditëlindje që e festoi me stafin e “E Diell” dhe miqtë e saj më të ngushtë. Por çfarë ndodhi në festën e ish-Miss Shqipërisë?
Edhe pse ditëlindja e saj kaloi, dhuratat duket se ende nuk kishin mbaruar me një ditë. Moderatorja publikoi një foto në “Instastory”, ku zbuloi se ka marrë dhuratë tri buqeta të mëdha me lule dhe trëndafila. “Nuk mbaron derisa të them unë”, ka shkruar Nevina në foto.
Ndjekësit kanë menduar se kjo është dhuratë romantike nga i dashuri, për të cilin Nevina ka thënë se preferon ta mbajë jashtë vëmendjes së publikut. Festa e mbrëmjes së të enjtes ishte e mbushur me surpriza dhe dhurata nga të ftuarit, ku munguan dhe fishekzjarret, megjithatë, dita e nesërme vërtetoi se ditëlindja e saj nuk do mbyllej me aq.
Momenti special i festës ishte dhe dedikimi i vogëlushes Ana, ish-pjesëmarrëse e “The Voice Kids” të vitit të kaluar, e cila këndoi për moderatoren këngën “Perfect”. Nuk dihet nëse pjesë e festës kanë qenë futbollistët, të cilët ajo po i njeh gjatë punës si prezantuese e “Procesi Sportiv”.