Të paktën 38 vetë u p.lagosën, e dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pas disa s.hpërthimeve në një fabrikë të qytetit rus të Dzerzhinsk.
Sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve Interfax, fabrika përdorej për prodhimin dhe depozitimin e lëndëve s.hpërthyese, të tilla si t.ritoli.
Kompleksi në Rusinë Qendrore thuhet të jetë shkatërruar plotësisht. Mediat ruse treguan kolonat e tymit teksa ngriheshin mbi vendin e ngjarjes. Autoritetet theksojne se ekziston rreziku për s.hpërthime të tjera.