osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Banorët e Korçës rrëfejnë momentet e ankthit nga tërmeti: Jemi të tmerruar, na zgjoi nga gjumi! Kemi frikë të futemi në shtëpi

Banorët e Korçës rrëfejnë momentet e ankthit nga tërmeti: Jemi të tmerruar, na zgjoi nga gjumi! Kemi frikë të futemi në shtëpi

Me panik dhe frikë është zgjuar qyteti i Korçës mëngjesin e sotëm, pasi një tërmet i fuqishëm ka përfshirë zonën.

Tërmeti i magnitudë 5 ballë dhe thellësi 4 km ka tronditur për disa sekonda qytetin juglindor, ndërsa sipas raportimeve janë 4 persona të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Dëmet materiale janë shkaktuar në zonat e thella përreth edhe për shkak të amortizimit të banesave, apo edhe në qytetin e Kolonjës.

Ndërkohë epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 12 kilometra në vijë ajrore midis Korçës dhe Ersekës.

Sipas raportimeve bëhet me dije se kanë qenë 5 lëkundje në total që kanë tronditur banorët, të cilët shprehen se një tërmet i tillë kaq i fuqishëm është i jashtëzakontë për këtë zonë dhe se nuk ka ndodhur prej vitesh.

Madje banorët vijojnë të qëndrojnë jashtë banesave të tyre pasi ndihen ende të friksuar nga tërmeti.

“Jemi të tmerruar. Lëkundje të tilla nuk janë shënuar prej vitit 1960. Janë plasur muret. Kemi frikë të futemi në banesa.”- shprehen banorët.

Sipas informacioneve lëkundja e parë dhe më e fuqishmja është rregjistruar rreth orës 6:30 minuta ndërsa është pasuar edhe nga 4 lëkundje të tjera disa minuta më vonë po ashtu të fuqishme.