Video që qarkulloi ditën e djeshme, me protagonist një 17-vjeçar me inicialet B.T, i cili d.hunon në mënyrë ç’njerëzore në rrugë një grua rome në Kosovë, do të qëdrojë një muaj në parab.urgim.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Ferizajt, e cila i ka caktuar masën adoleshentit, pasi dyshohet se është personi që në videon që bëri xhiron e rrjetit një ditë më parë, ka rr.ahur në mënyrë brutale me g.rushte e sh.kelma një grua rome.
“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së parab.urgimit, ndaj të pandehurit të mitur B T. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së parab.urgimit kundër të pandehurit të mitur, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e parab.urgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, njofton gjykata sipas mediave kosovare.