osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dibrani që i qepi rrobat e dhëndrisë John Kennedy-t Jr.

Dibrani që i qepi rrobat e dhëndrisë John Kennedy-t Jr.

Ndodh që edhe njerëz të zakonshëm hyjnë rastësisht në histori. Bëjnë një punë, e regjistrojnë gazetat, më vonë futen edhe në librat e ginisit. Disa prej tyre madje nga modestia për një vepër që kanë bërë, e mbajnë atë në vete dhe nuk kujtohen t’ua tregojnë të tjerëve e aq më pak gazetarëve.

Para disa vitesh isha në një mbrëmje dibrane në Brooklyn, kur një aktivist m’u afrua në tavolinë dhe më tha se kishte diçka për të më treguar.

– Të kam gjetur një temë interesante, – më tha ai. – E njeh Abibin, dibranin që i qepi rrobat e dhëndrisë John F. Kennedy-t, të birit të ish presidentit amerikan Kennedy? Si nuk i bëre ende një intervistë?

Për Abib Selën kisha shkruar disa vjet më parë. Në atë kohë ai punonte në rrobaqepësinë e tij në Avenynë e Pestë në Manhattan. Qysh nga ajo kohë, nuk e kisha parë e as kisha dëgjuar gjë për të.

Pyeta se mos ishte atë natë në tubim Abibi. Nuk kaluan as pesë minuta kur ai ia behu te tavolina jonë.

Nuk ishte kohë e përshtatshme për të biseduar. E lamë për t’u takuar një ditë tjetër në Manhattan, në ndërtesën ku është vendosur kompania e famshme e rrobave “Tommy Hilfiger”. Kur iu paraqita në lokalin ku ai punonte atëbotë, ai për disa minuta la mënjanë gjilpërën, gërshërët e stofin dhe më solli në tavolinë revistën amerikane “Life”. Në faqen e parë të saj dukej fotografia e John F. Kennedy-t Jr. dhe zonjës së tij Carolyn Bessette, dalë ditën e martesës, në shtator 1996. Datën kur do të lidhnin kurorën e mbajtën sekret për t’i ikur syrit të kamerave që e ndiqnin në çdo hap çiftin bashkëshortor. Një fotografi kryesore u “përbirua” nga ajo ceremoni dhe ajo u botua në të gjitha gazetat kryesore të Amerikës. Në atë fotografi duket Kennedy i ri, veshur me rroba ngjyrë blu, duke i puthur dorën bashkëshortes së ardhshme. Pikërisht ato rroba, që i rrinin aq bukur, i kishte prerë e qepur Abib Sela. Për ta falënderuar, Kennedy Jr. i dërgoi rrobaqepësit tonë një kopje të revistës “Life” me një autograf: “Për Bibin (kështu e thërrasin Abibin në kompaninë ku punon), me dëshirat më të mira. John Kennedy Jr”.

Si ndodhi që pikërisht Abib Sela të ishte rrobaqepësi i djalit të presidentit, djaloshit të bukur, njeriut që mendohej se një ditë do të zinte vendin e të atit në Shtëpinë e Bardhë, por që, bashkë me gruan e të kunatën gjeti vdekjen tek udhëtonte me aeroplanin e vet?

Ishte një ditë vjeshte e vitit 1996, kur Kennedy Jr., pasi kishte caktuar që më parë takimin, vajti në punëtorinë e Abibit për matjen e rrobave që do të vishte ditën e hareshme të martesës. Ky “djalë i bukur” siç shprehet rrobaqepësi shqiptar, kishte zënë vend në karrige dhe pas pak çastesh kishte zbathur këpucët italiane ngjyrë kafe.

– Të kanë vrarë këpucët z. Kennedy? – e kishte pyetur shqiptari.

– Po, – kishte pohuar ai. – Janë të reja. I bleva sot.

– Të sjell ca akull që t’u lehtësojë dhimbjet? – ishte munduar t’i ndihmonte Abibi.

– Ju faleminderit. Jam O. K., – ishte përgjigjur Kennedy Jr.

Abib Sela, pasi kishte ngritur lart figurën e presidentit Kennedy, i kishte thënë se, “ka qenë dhe do të mbetet inspirues i demokracisë në botë”.

– Më ka bërë përshtypje mënyra se si e keni përshendetur babanë tuaj në ceremoninë mortore, – kishte vazhduar më tej Bibi. – Përshëndetja juaj “ushtarake” me dorën e shtrirë në ballë më rri gjithmonë para sysh.

– Prej nga jeni? – e kishte pyetur Kennedy Jr.

– Jam shqiptar, – ia kishte kthyer Bibi.

– O, babai im ka pasur një shok shqiptar në Boston. Shkonte shpesh në restorantin e tij. Anthony Athanas e quanin.

Atë ditë, rrobaqepësi ynë, i mori masën e trupit Kennedy-t dhe i zgjodhi stofin. Biri i ish presidentit pëlqeu një stof të lehtë, ngjyrë blu.

Abib Sela akoma nuk e kishte marrë vesh e nuk e dinte se ai ato rroba do t’i vishte ditën e martesës. Për Kennedy-n e ri kishte dëgjuar vetëm se qe i fejuar. Kaq dinte për të. Pas tri ditësh, Kennedy Jr. vajti sërish në rrobaqepësinë e Bibit. Jo pa qëllim e kishte lënë takimin në orën 7 e 30 minuta të mëngjesit, për të mos rënë në sy të gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve.

– Ai erdhi i veshur me rroba sportive, me kufjet e radios në veshë e me një kapelë me strehën e kthyer prapa kokës. Në provën e parë të rrobave ai mbeti i kënaqur. Kur po e përcillja te ashensori, njerëzit që po vinin në punë vështruan të habitur. Ata sikur nuk donin t’u besonin syve se aty, fare pranë tyre ndodhej Kennedy Jr., njeriu për të cilin shkruhej e flitej aq shumë në media. Por, Kennedy Jr. priste i shkujdesur ashensorin për të zbritur poshtë, ashtu i thjeshtë, siç ishte përherë nga natyra.

– O Bibi, a e di se kush është ky njeri? – e kishte pyetur me habi Abibin njëri prej tyre – Ai është Kennedy, hej, Kennedy!

– Ti i qep rrobat atij? Si ke rënë në kontakt me të? – kishte pyetur një tjetër.

Pas tri ditësh Kennedy Jr. bëri provën e dytë dhe të fundit. Kësaj here, për të humbur gjurmët, shkoi tek Bibi në orën tetë të mbrëmjes. Rrobat i rrinin për mrekulli. Ai mbeti tepër i kënaqur dhe e falënderoi rrobaqepësin shqiptar për punën e mirë që kishte bërë.

– Ti qenke rrobaqepës i mrekullueshëm, – i tha ai Bibit.

Stofi i rrobave ngjyrë blu me vija të lehta, gati të padukshme, ishte i prodhimit anglez. Kravata kishte ngjyrë të bardhë prej mëndafshi. Kur Bibi e kishte pyetur klientin e çmuar se si e donte kravatën, ai ia kishte kthyer:

– As shumë të gjerë e as shumë të gjatë, mesatare.

Bibi i kishte sugjeruar ngjyrën e bardhë dhe Kennedy Jr. kishte rënë dakord me të. Abibi, pasi u kishte dhënë dorën e fundit rrobave e i kishte dërguar në zyrën e Kennedy Jr., në Manhattan, ku ishte edhe zyra e revistës që botonte “George Magazine”, ishte paraqitur sekretarja e tij disa herë në telefon:

– Të lutem, mos i trego njeriu se i keni qepur rrobat Kennedy-t. Mbaje sekret këtë punë. S’duam ta marrin vesh të tjerët!

– Unë mbeta pak i habitur dhe s’po e kuptoja pse duhej ta mbaja sekret këtë gjë, – tregon Bibi. – Më vonë e mora vesh të vërtetën.

– Sa para kushtuan rrobat e Kennedy-t? – e pyes Bibin.

– 3500 dollarë. I punova me dorë. Punët e tilla në Amerikë kushtojnë shtrenjtë, – përgjigjet ai.

Abib Sela u ka qepur rrobat edhe modelistëve e figurave të tjera të shquara. Vetëm Al Pacinos i ka qepur tri palë kostume. Ai i qep rrobat me dorë. Puna e tij është çmuar gjithmonë nga klientët dhe punëdhënësi i tij, Tommy Hilfiger.

– Ky është një art i veçantë, – thotë ai dhe i rikthehet punës./Vehbi BAJRAMI

Marrë nga “Illyria”