Trupi i saj perfekt, mund ti kushtonte jetën, kështu Negzzia (pseudonim i zgjedhur prej saj për tu mbrojtur), vendosi që të braktisë Iranin dhe të kërkojë mbrojtje në Francë.
Faji i saj? Të qenit një modele e suksesshme në Teheran, një vend fanatik, ku kush punon në botën e modës, akuzohet se shpërndan një kulturë anti-islamike dhe për këtë arsye meriton burgun.
Kështu 29-vjeçarja u kontaktua nga policia për shkak të disa fotografive të saja të publikuara në Instagram, ndaj vendosi që të arratisej.
Ishte viti 2017 dhe vetëm tani del hapur duke e treguar historinë e saj për ‘Le Parisien’.
Një histori kurajoje, frike dhe vështirësish, e mbushur me kërcënime dhe vjedhje dhe e detyruar që të jetojë për muaj të tërë në rrugë.
Pasi u transferua fillimisht në Stamboll, ajo arriti që të bëjë hapin e madh dhe të transferohet në Paris në vitin 2018. Dashurohet me Francën dhe në muajin nëntor, bën kërkesën për azil politik. Vetëm se procedurat nuk janë të shpejta dhe ndërkohë kursimet e saj mbaruam. Kështu nisi që të jetojë si endacake, duke shitur për 10 euro veshjet dhe çantën e saj, për tu strehuar tek disa endacakë që e mbrojnë nga rreziqet, duke i ofruar batanije për tu ngrohur. Një jetë në rrugë për muaj me radhë.
Gjatë ditës, kërkon vende të ngrohta dhe mundohet të gjejë sinjale wi-fi, në mënyrë që të ruajë llogarinë e saj në Instagram. Historia e saj preku një avokat të njohur në Francë, por me origjinë iraniane, i cili vendosi që të ndjekë praktikën e azilit për Negzzia.
Tashmë vajzës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë dhe shpresojë, duke qenë se jurisprudenca e National Court of Asylum Seekers (CNDA), i konsideron femrat viktime të diskriminimit për shkak të kushteve të tyre.
Kjo gjë mund të favorizojë modelen-emdacake, por për kërkesën për azil duhet të kalojnë edhe tre muaj. Megjithatë ajo nuk dorëzohet, “Nuk mund të kthehem në vendin tim, pasi rrezikoj jetën. Nuk kam asgjë çfarë të humb”. /a.y/noa.al