osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vëllai i ish-deputetit Ervin Salianji, në kërkim për mashtrim

Vëllai i ish-deputetit Ervin Salianji, në kërkim për mashtrim

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e “Arrestit në burg” për Alex Kaçanin, vëllai i ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Vendimi i Gjykatës, i siguruar nga TemA, mban datën 3 prill 2019 dhe është firmosur nga gjyqtarja e Shkallës së Parë, Shefkie Demiraj.

Alex Kaçani akuzohet për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal, vepër për të cilën rrezikon deri në 5 vite burg.

Prokuroria e Tiranës ka firmosur në datë 4 prill 2019 një urdhër ekzekutimi të vendimit të Gjykatës, për vëllain e Salianjit, duke ia përcjellë Policisë Gjyqësore dhe Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Policinë e Tiranës, për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Kërkimet për ndalimin e vëllait të deputetit Salianji deri tani nuk kanë rezultuar efikase. Burime policore thonë për TemA se Kaçani i fshihet drejtësisë dhe nuk jeton në Shqipëri.

Alex Kaçani, vëllai i ish-deputetit Salianji ka ndërruar disa herë emrin e mbiemrin. E këtu ka shfrytëzuar faktin se i ati i tij, Bujar Salianji ishte kryetar komune në Gorë, Korçë.

Nga verifikimet e bëra pranë gjendjes civile në ish-komunën Lozhan, e cila është drejtuar për tre mandate nga babai i Ervinit, Bujar Salianji, rezulton se ish-deputeti i Bashës ka një vëlla nga nëna.

Sipas të dhënave zyrtare, personi tani quhet Alex Kaçani, me emër të ndryshuar, ka lindur në Lozhan në vitin 1979 dhe është vëllai i madh i Ervin Salianjit nga martesa e parë e nënës të tij Shega, me Bedri Xhengon. Më pas ajo është martuar me Bujar Salianjin dhe ka dy djem, një prej të cilëve Ervini.

Emri i tij i vërtetë është Klodian Xhengo, por, për shkak të problemeve me drejtësinë në vendet e Evropës ku ka qëndruar për disa kohë, ai ka ndryshuar gjeneralitetet e tij në Alex Kaçani.

Ai ka ndryshuar edhe emrin, edhe mbiemrin, për të fshehur çdo gjurmë të dënimit të tij. Fillimisht ka ndryshuar mbiemrin nga Xhengo në Kaçani, në komunën Gorë më 14.01.2005, ndërsa emrin në Bulgarec më 28.01.2005.