Ditën e sotme janë mbajtur homazhë për parodistin e ndjerë Muhamet Liko.
Miq dhe familjarë janë mbledhur në teatrin “Petro Marko” në Vlorë për të mbajtur homzhe për artistin e ndjerë.
Me shami në duar teksa fshijnë lotët, të pranishmit shihen mjaft të pikëlluar për humbjen e artistit.
Parodisti Muhamet Liko, u nda nga jeta një ditë më parë në shtetin fqinj, Itali, ku kishte shkuar për të marrë një kurim në Itali.’
Meti vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës dhe u shua në moshën 64-vjeçare.
Liko numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41 vjeçar, bashkë me tre kolegët e tij Mane Lumani, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo.
Artisti mban shumë tituj dhe çmime. Vetmë së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”.
Liko ishte babi i dy fëmijëve dhe vdekja e tij ka pikëlluar mjaft kolegë.