Teksa ditën e nesërme më 1 qershor, Partia Socialiste çel fushatën elektorale, ditën e sotme ka bërë publik edhe sloganin.
“Bashkia që duam për Shqipërinë që duam 30 qershor”, shkruhet në slogan.
Nëpërmjet tij, PS duket se i ka përcjellë një mesazh të pastër opozitës, se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.
Madje 30 qershori është shkruar me ngjyrë blu, siç është edhe ngjyra simbol e Partisë Demokratike.
Kjo gjë është bërë në mënyrë të përsëritur nëpërmjet deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili shprehet prerazi se zgjedhjet nuk do të shtyhen.
Nga ana tjerr Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, qysh prej djegies së mandateve të deputetëve, kanë nisur rrugën e protestave, ndërkohë që kërkojnë largimin e Kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.