Gjergj Cukali u a.rrestua për v.rasjen e ish-policit Arben Bilali. Mësohet se Cukali, i njohur ndryshe si “i forti” i Myslym Shyrit, u pikas nga ADN-ja që u gjet në mjetin që u përdor për v.rasjen e ish-policit.
Mostrat e gjetura në mjetin tip makina “Mercedes Benz CLS” kanë bërë që të zbulohet identiteti i autorit të v.rasjes së Arben Bilalit.
Ish-polici Arben Bilali, 50 vjeç u vra me a.rmë zjarri më datë 30 janar.
Bilali po zbriste nga një automjet tip “Volkswagen Golf” me targa të huaja dhe po ecte në drejtim të banesës së tij, kur pas tij u afrua një automjet tip “Mercedes Benz S”, i zi dhe me targa të falsifikuara dhe e q.ëlloi 15 herë me breshëri duke e lënë të v.dekur në vend.
Autorët u përpoqën ta digjnin makinën bashkë me provat në Mjull të Bathores pasi kryen k.rimin, por thjesht arritën ta spërkasinin me benzinë.
“Benzi” me targa të vjedhura u gjet dhe u dërgua në laboratorin e Policisë Shkencore, iu nënshtrua një ekzaminimi të detajur, i cili zbuloi edhe gjurmët e autorëve.