osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bien alibitë e presidentit për reformën KLGJ nxjerr në dritë skandalet e Ilir Metës: Ja si KLD e drejtuar nga ai shmangu ligjin dhe futi në kaos drejtësinë!

Bien alibitë e presidentit për reformën KLGJ nxjerr në dritë skandalet e Ilir Metës: Ja si KLD e drejtuar nga ai shmangu ligjin dhe futi në kaos drejtësinë!

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mbahet mend si organi i zhytur në skandale. Që me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLD pushoi së ekzistuari, por abuzimet e tij nuk janë zhdukur. Në raportin vjetor që KLGJ ka dorëzuar pranë Kuvendit janë zbardhur të gjitha aferat e ish-KLD dhe të Ilir Metës, i cili nga viti 2017 e drejtoi këtë organ. Sipas raportit, ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Metës ka shmangur ligjin gjatë 2018 duke mos vlerësuar profesionalisht gjyqtarët.

Vitin e kaluar ish-KLD ka vlerësuar vetëm 2 gjyqtarë, një numër shumë i ulët. “Neni 171, pika 1 e ligjit nr. 96/2016, parashikon se KLD duhet të përfundonte vlerësimin e gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe të Apelit për periudhën 2007- 2012, bazuar në rregullat ekzistuese para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Procesi i vlerësimit të gjyqtarëve mbeti vetëm në fazën fillestare.

Aktualisht ka përfunduar vlerësimi vetëm për periudhën 2007-2009, ndërkohë që nga kjo periudhë e deri më sot kanë hyrë në sistem breza të tërë magjistratësh, të cilët nuk kanë asnjë vlerësim profesional të veprimtarisë së tyre. Nga dokumentacioni që ndodhet pranë institucionit, konstatohet se ka përfunduar vlerësimi profesional dhe etik vetëm për 2 gjyqtarë gjatë vitit 2018”, thuhet në raport.

Favorizimi i gjyqtarëve të korruptuar

KLGJ ka zbardhur edhe aferat e KLD me mbrojtjen e gjyqtarëve të korruptuar. Në raport pasqyrohet numri i kërkesave të ardhura nga Ministria e Drejtësisë në ish-KLD për të marrë masa ndaj gjyqtarëve të kapur me shkelje, por Ilir Meta i ka anashkaluar ato. Ish-KLD është mjaftuar me masa shumë të lehta vetëm për 4 gjyqtarë.

“Janë shqyrtuar kërkesat e ardhura përgjatë vitit 2017 dhe vitit 2018 nga ministri i Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve, dhe konkretisht janë marrë në shqyrtim dhe kanë përfunduar 16 procedime disiplinore për 16 gjyqtarë, me rezultatet e mëposhtme: 12 gjyqtarë rrëzohet kërkesa e MD dhe nuk propozohet masë tjetër; 3 gjyqtarë “Vërejtje publike”;1 gjyqtar “Vërejtje konfidenciale””, theksohet në raport.

Transferimi i gjyqtarëve dhe alibitë e Metës

Po ashtu, ish-KLD, qoftë në kohën e Ilir Metës, por edhe në kohën e Bujar Nishanit, ka mbyllur njërin sy për vakancat e krijuara në gjykatat e vendit, duke mos marrë masa për transferimin apo komandimin e emrave zëvendësues. “Gjatë veprimtarisë së KLD ka pasur vende vakante të krijuara në gjykata. Këto vakanca nuk i përkasin vetëm vitit 2018, por janë mbartur edhe nga vitet e mëparshme.

Ky problem krijon vështirësi në çdo gjykatë që ekziston, por mund të krijojë kolaps në gjykatat e vogla me 4-5 gjyqtarë. Vëmendja dhe reagimi i KLGJ me masa të përkohshme është i menjëhershëm. Në referim të situatës në gjykata me numër të vogël të gjyqtarëve, ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me vendimin nr. 47, datë 13.06.2019 bëri transferimin e përkohshëm për 1 vit, të disa gjyqtarëve në disa gjykata, e konkretisht: 2 gjyqtarë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, 2 gjyqtarë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, 1 gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës dhe 1 gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër”, thuhet në raportin e KLGJ. Pra, një pjesë e mirë e fajit për kolapsin e gjykatave momentalisht e ka edhe vetë Ilir Meta.

Akuzat dhe sulmet e tij ndaj reformës në drejtësi se ka lënë vendin pa gjykata duket se nuk qëndrojnë sepse ka qenë ai vetë që nuk ka zbatuar ligjet e reformës në drejtësi dhe nuk ka bërë asgjë për të zgjidhur krizën në gjykata. Siç shihet edhe nga raporti më lart, Meta ka transferuar vetëm një numër të vogël gjyqtarësh, çka do të thotë se ai kishte mundësi ligjore ta bënte diçka të tillë, por thjesht nuk i ka lëvizur vetë gurët.

Mimoza Ibra