osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dashuri tragjike…kur pas shumë vitesh larg saj, Migjeni kthehej në Shkodrën e tij

Dashuri tragjike…kur pas shumë vitesh larg saj, Migjeni kthehej në Shkodrën e tij

Nga Ismail Kadare

Migjeni u kthye nga Jugosllavia nëpërmjet rrugës automobilistike veriore…

Atë e priste shkodra, qyteti që ai donte aq shumë, që malli i ndarjes dhe ditët e mërzitshme të seminarit ia kishin zbukuruar edhe më shumë në kujtesë.

Shkodra e bukur, mëkatare, me rrugët, portat oborret plot mister, me tregtizat, kafenetë, prostitutat, me kambanaret, minaret, procesionet, erotizmin e fshehtë, me bisedat pas darke, mondanitetin, lypësat, inteligjencën, çmendurinë.

Ky ishte qyteti që ai e donte me një “dashuri tragjike”, pot të përdorim një shprehje të tij. Shkodra ishte parajsa dhe ferri i tij.

“Shkodra, dashunorja e qiellit të kaltër…e liqenit ëndërrtar në të cilin, në mëngjese të kullueta lan hijen e vet”

Kështu do të shkruajë për të kur ta sodisë që larg. Dhe më poshtë: “Këtu në kët’ largësi ndiej damarët e saj që rrahin, rrahin e rrahin…edhe sikur mjeku që tharpton fytyrën kur shef se pacienti i tij ka ethe q’ashtu edhe unë pezmatohem n’idhnim tue pa se pulsi I dashnores seme nuk rreh siç duhet”.

Kështu pra ai po rendte drejt kësaj Shkdore të kthjellët e të ngrysur, të dashur e të padashur, për t’u zhytur në të përfundimisht, ëmbëlsisht, tragjikisht, në ekstazën e saj pranverore nga njëra anë, në ferrin e saj nga ana tjetër (a s’kishte shkruar “pash më pash dua t’i bie ferrit?”), në bukurinë dhe shëmtimin, në madhështinë dhe rënien e saj.

(Fragment nga libri “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”)