I pyetur nëse ka menduar të japë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama thotë se nuk e menduar një hap të tillë, pasi siç thotë nuk mund të tradhtojë qytetarët, të cilët i kanë dhënë mandatin.
“Unë kam një detyrë që ma ka ngarkuar shumica e shqiptarëve dhe qytetarët nuk i tradhtoj kurrë”, ishte përgjigjja që dha Rama.
Ndërkohë, analisti Neritan Sejamini e ka pyetur kryeministrin Edi Rama se kur do të largohet nga politika sepse deri më tani ka 21 vjet në politikë. Shefi i qeverisë iu përgjigj duke i thënë se për momentin as nuk e ka çuar ndërmend largimin.
“Është e vërtetë që kam në politikë qysh në vitin 1998. S’kam qenë në nivelet më larta, por ministër Kulture dhe falë meje kjo ministri u bë e rëndësishme. Pastaj u bëra kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe falë meje u kthye Tirana në një qendër të rëndësishme si niveli i dytë i pushtetit.
Pastaj u bëra kryetar i PS, kalova opozitën dhe sot jam këtu. Nëse do kisha ndjesi se qeverisja po shkon jo mirë, nën sensin e objektivave dhe rezultateve dhe gjërat që duhen bërë, ose nëse do kisha ndjesinë e lodhjes do e kisha menduar, por s’kam as të parën as të dytën dhe mbi të gjitha kam sensin e palëkundshëm të detyrës ndaj njerëzve dhe do ta çoj këtë punë deri në fund”, deklaroi Rama në “Open”.