Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KQZ për kandidatin e Bashkisë Himarë Fredi Bejleri. KQZ më herët e kishte përjashtuar Bejlerin si kandidat për Bashkinë e Himarës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e përjashtoi Bejlein si kandidat në bashkinë jugore të vendit, për shkak të përfshirjes së emrit të tij në masakrën e Peshkëpisë. Bejleri kandidonte për Bashkinë e Himarës.
Kujtojmë se Fredi Bejlerit iu refuzua nga KQZ kandidimi, për zgjedhjet vendore të 30 qershorit është në listën shumë emërore të personave që po pyeten, për masakrën e Peshkëpisë.
Në prill 1994, posta e Peshkëpisë u sulmua nga organizata Mavi , ku edhe mbetën të vrarë ushtarakët, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, si dhe u plagosën tre të tjerë. Në përfundim të marrjes në pyetje, Bejleri deklaroi se ka qenë në Qipro.
Prokuroria ka sekuestruar në funksion të hetimeve edhe dokumentarin e gazetarit Marin Mema, ku u rikthye në vëmendje masakra e Peshkëpisë si edhe dy episode të trajtuara në emisionin xhungël, nga gazetari Artan Hoxha. Në listën e të dyshuarve si terroristë janë 7 emra mes tyre, Jorgo Anastasulis një oficer grek , Apostolis Karvelas polic grek , por mes këtyre emrave është edhe emri i Fredi Bejlerit që në atë kohë ishte 23 vjeç.
Një vit pas këtij sulmi, grupi i drejtuar nga komando, me nofkën Pirro i parë, organizoi një sulm të dytë ndaj një tjetër reparti në Shqipëri, dhe pas reagimit në kohë të palës shqiptare, grupi u ndalua nga pala greke ku edhe u zbulua identiteti i tyre si dhe u arrestuan për armë mbajtje pa leje. Për këtë episod, Bejleri nuk dha asnjë koment.