Arti shqiptar në zi! Ditën e sotme është ndarë nga jeta parodisti i mirënjohur nga Vlora, Muhamet Liko.
Aktori i madh i humorit humbi betejën me jetën në moshën 64-vjeçare. Shkak i vdekjes së tij ka qenë një atak kardiak.
Liko vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali. Pas kontrollit shëndetësor ai ka pësuar një atak kardiak që i mori jetën.
Muhamet Liko numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41- vjecar në skenë.
Liko mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”.
Liko la pas dy fëmijë dhe gruan e tij. Ndarja nga jeta e Muhamet Likos është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.
Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Liko u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skënën e teatrit ‘Petro Marko”.
Liko duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali por nuk ia doli dot.