osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD përballë BE-së: 8 përgënjeshtrimet e Brukselit, për Lulzim Bashën

PD përballë BE-së: 8 përgënjeshtrimet e Brukselit, për Lulzim Bashën

Komisioni Europian u rekomandoi dje vendeve anëtare të Bashkimit Europian, nisjen pa kushte të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë.

Vlerësimi i KE-së bazohet mbi progresin e arritur nga vendi ynë në proceset reformuese, por ndërkohë që Shqipëria vlerësohej nga partnerët ndërkombëtarë, kryedemokrati Lulzim Basha u deklarua kundër progres-raportit, duke shprehur me tone pesimiste se bisedimet për anëtarësim nuk do të nisin kurrë.

Raporti i djeshëm i Komisionit Europian, rrëzon pretendimet e Lulzim Bashës dhe kauzat e tij, me të cilat synon të rrëzojë qeverinë e Ramës dhe të vijë në pushtet nëpërmjet një qeverie të përbashkët.

8 përgënjeshtrimet që i bëhen Lulzim Bashës, nga raporti i KE

1 – Basha: Qeveria regres në sytë e BE.

KE: Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres me agjendën e saj të reformave në BE gjatë gjithë periudhës raportuese.

2 – Basha: Parlamenti është ilegjitim. Nuk i njohim ‘klonimet’ e shëmtuara të opozitës.

KE: Më shumë se gjysma e mandateve të refuzuara parlamentare tani janë ricaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kuorumi për funksionimin e plotë të Kuvendit është ruajtur.

3 – Basha: Reforma zgjedhore nuk mund të bëhet me qeverinë Rama.

KE: Tërheqja e partive kryesore të opozitës ka ndikuar negativisht në përpjekjet për një reformë zgjedhore dypalëshe, pavarësisht nga përpjekjet e shumicës për të ecur përpara.

4- Basha: Që çdo orë të bëhet më e madhe, të derdhet në Tiranë ditën e dielë…Ti përgjigjemi këtij plani kriminal me bashkimin në çdo qytet, në çdo rrugë e në çdo shesh.

KE: Partitë e opozitës duhet të ri-angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike.

5 – Basha: Rama kriminalizuar administratën publike. Nepotizmi ka zaptuar adiministratën publike. Ndër detyra e qeverisë tranzitore, monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.

KE: Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në atë që ka të bëjë me reformën e administratës së saj publike. Përpjekjet kanë vazhduar në disa fusha lidhur me këtë, duke rezultuar me njëfarë progresi në efikasitetin dhe transparencën e ofrimit të shërbimeve publike, përmirësimin e kuadrit rregullator mbi vlerësimin e ndikimit të politikave, procedura më transparente të rekrutimit dhe forcimin e përgjithshëm të kapacitetit të administratës për të ndërmarrë procedura të shërbimit civil të bazuara te meritat.

6- Basha: Reforma në drejtësi s’ka dhënë asnjë rezultat.

KE: Rivlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vetingut) ka përparuar vazhdimisht, duke prodhuar rezultate të prekshme. Me mbështetjen e Komisionit Evropian, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka vazhduar ta mbikëqyrë procesin. Më shumë se 140 dosje janë përpunuar, duke rezultuar me 88 shkarkime / dorëheqje të magjistratëve nga detyra dhe 53 konfirmime. Shumica e shkarkimeve kanë të bëjnë me çështjet që lidhen me pasuritë e pajustifikuara. Këto rezultate konkrete dhe të besueshme e kanë forcuar ndjeshëm sektorin dhe kanë konsoliduar pavarësinë, paanësinë, profesionalizmin dhe llogaridhënien e gjyqësorit.

7- Basha: Korrupsioni në Shqipëri, alarmant

KE: Është bërë progres i mirë, sidomos me miratimin e Planit të ri të Veprimit 2018-2020 për zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, ndryshimeve në Ligjin për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, Ligjin mbi Prokurimin Publik, si dhe miratimi i Kodit të Sjelljes për anëtarët e Kuvendit. Themelimi i një Task Force kundër Korrupsionit ka rritur proaktivitetin e hetimeve administrative.

8- Basha: Ka veç një rrugë drejt Shqipërisë Europiane: Edi Rama duhet të largohet sepse Shqipërinë e shndërroi në hambar droge dhe krimi.

KE: Operacionet policore për shkatërrimin e organizatave kriminale janë intensifikuar. Disa operacione policore rezultuan me arrestime të shumëfishta dhe një numër padish dhe dënimesh të rëndësishme janë kryer. Këto operacione kanë rezultuar me arrestimin dhe ndjekjen penale të udhëheqësve të njohur të grupeve kriminale të organizuara. Bashkëpunimi ndërkombëtar i policisë, veçanërisht me Shtetet Anëtare të BE-së, gjithashtu është intensifikuar, duke çuar në një numër operacionesh të suksesshme të zbatimit të ligjit në shkallë të gjerë.

Vazhdimisht gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka treguar një angazhim të fortë për të luftuar prodhimin dhe trafikimin e kanabisit. Shqipëria lejon futjen e një mekanizmi ndërhyrës të monitorimit nga një Shtet Anëtar i BE-së (monitorimet ajrore nga Guardia di Finanza italiane, bashkëfinancuar nga BE-ja). Gjatë dy sezoneve të kaluara të të korrave, mbikëqyrja ajrore ka vërtetuar se pothuajse nuk ka pasur kultivim të kanabisit në Shqipëri. Këta hapa paraqesin progres të prekshëm në përmbushjen e rekomandimeve të vitit të fundit për përmirësimin e historikut. Përpjekjet duhet të vazhdojnë, veçanërisht duke trajtuar pastrimin e parave dhe duke konfiskuar pasuritë që burojnë nga krimet dhe pasuritë e tjera të pajustifikuara.