Pas rekomandimit pozitiv të KE për çeljen e negociatave, ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka dalë në një konferencë për mediat.
“Për të merituar çeljen pa kushte të negociatave, nuk është thjesht përsëritje të vitit të kaluar. Raporti i ri është dëshmi e sukseseve të reja, dëshmia e përmbushjes së të gjithë rekomandimeve të KE. Në mënyrë kompetente aq sa voluminoze në një vlerësim milimetrit, KE ka vlerësuar evoluimin në kohë të Shqipërisë. Cilësi dhe entuziazëm shtesë të instucioneve në rrugën e BE. Nuk është thjeshtë “po” çështja kryesore, por edhe vetë mënyra se si janë paraqitur argumentet.
Shqipëria rast shembullor i transformimit të sistemit të drejtësisë dhe vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duke konsideruar numrin e konsiderueshëm të prokurorëve, raporti vlerëson lartë faktin se gjithë kjo punë është kryer nën monitorimin e OMN. Ka një vlerësim ndërkombëtar se si është bërë Reforma në Drejtësi, për shkak të pastrimit të tij, vendi ka ngritur dhe institucionet gjyqësore. Raporti konfirmon përpjekjen e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar.
Qeveria jo vetëm nuk është e përfshirë, por ka vepruar me forcë kundër saj. KE konstatoi gjithashtu se vendi ka rritur bashkëpunimin me vendet anëtare, ka ndodhur arrestimi i personave kryesor të liderëve të krimit. Raporti vlerëson edhe reformën në administratën publike dhe rritjen graduale dhe përmirësimin cilësor të ekonomisë, nga 3.8% në 4.2% në 2018. KE ka thënë që Shqipëria ka bërë të gjithë punën e nevojshme të reformës elektorale, por kjo nuk është bërë një përpjekje nga liderët e tjerë.
Shqipëria, një fqinjësi të mirë në rajon dhe 100% politika e jashtme e Shqipërisë sipas asaj të BE. Ka thënë të vërtetën dhe kjo e vërtetë është përtej qeverisë. Në vend të politikave shterpë, ka ardhur koha e dialogut të brendshëm dhe komunikimit aktiv me vendet anëtare. Jemi në vendin që s’ka pasur asnjëherë skepticizëm”, tha Cakaj.