Partia Socialiste vijon të mbetet forcë e parë në vend. “RTV Ora” në bashkëpunim me IPR Marketing, kanë sjellë dje rezultatet e sondazhit të dyte në nivel kombëtar për këtë vit. Nëse do të shkohej në zgjedhje të parakohshme, PS do të dilte forcë e parë, PD e dyta dhe LSI e treta. Krahasuar me sondazhin e parë PS ka pësuar pak rritje, ndërsa PD e LSI janë rrudhur.
Më konkretisht, orientimi i votës në 29 maj për PS është 44.5%, krahasuar me 44% me orientimin e votës në 3 prill. Ndërsa në vitin 2017, për zgjedhjet e përgjithshme orientimi i votës për PS ishte 48.3%. Orientimi i votës në 29 maj për PD është 38.5%, me një rënie prej 0.5% nga sondazhi i 3 prillit, ku PD kishte 39%.
Ndërsa në vitin 2017 orientimi i votës për PD ishte 28.9%. Orientimi i votës së shqiptarëve për LSI nëse zgjedhjet do të mbaheshin më 29 maj është 13%, me një rënie krahasuar me sondazhin e 3 prillit dhe me sondazhin e 2017 për zgjedhjet e përgjithshme. Forca më e re politike, Bindja Demokratike ka arritur të fitojë zemrat e 2 % të shqiptarëve. Po ashtu 2% e shqiptarëve kanë thënë se do votojnë për parti të tjera.
Këtu duhet sqaruar se ku i mori kjo forcë e re politike 2% të votave sepse PD sipas ketyre mashtruesve ka humbur vetë 0,5% të votuesve.
Protestat
Qytetarët shqiptarë vijojnë të jenë të pakënaqur me protestat e opozitës. Mes shumë pyetje, ka qenë dhe ajo nëse qytetarët ndajnë të njëjtin mendim me opozitën në lidhje me protestën dhe rezultatet janë: 49.8% thonë se nuk ndajnë të njëjtin mendim me opozitën, krahasuar me 38.1% nga sondazhi i 3 prillit. Kësaj pyetje, 25.7% e të anketuarve i janë përgjigjur se ndajnë plotësisht të njëjtin mendim me opozitën.
Ndërsa qytetarët që ndajnë pjesërisht të njëjtin mendim me opozitën janë 23.6%. 0.9% e shqiptarëve nuk i janë përgjigjur kësaj pyetje. Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme, shqiptarët vijojnë të jenë kundër. Sipas sondazhit, kundër zgjedhjeve të parakohshme janë 42.2% e shqiptarëve, një shifër kjo në rënie, pasi në sondazhin e 3 prillit 51.9% nuk donin zgjedhje të parakohshme. Në favor të zgjedhjeve të parakohshme janë 40.2% e shqiptarëve, duke pësuar një rritje krahasuar me sondazhin e parë sipas të cilit vetëm 28.9% ishin për zgjedhje të parakohshme. Ndërsa 15.6% nuk kanë pranuar të përgjigjen, krahasuar me 19.2% nga sondazhi i kaluar.
Një goditje që ka marrë opozita është dhe sa i takon pjesëmarrjes në zgjedhje. Shumica e shqiptarëve kanë dalë kundër bojkotit. 52.9% e shqiptarëve thonë se janë kundër vendimin të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Ndërsa 37.6% e të anketuarve janë përgjigjur se janë dakord me vendimin e opozitës. 9.5% janë përgjigjur “nuk e di”. Ndërkohë 47.4% e shqiptarëve janë të mendimit se mazhoranca nuk duhet të hyjë në zgjedhje pa opozitën. 38.6% thonë se mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhje, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës. Ndërsa 14 % thonë se nuk e dinë.
Një mashtrim edhe ky pyetsor vetë nëse sondazhi është bërë në Kamëz , Bathore Kavaj apo Lezhë në zyrat e Bashkisë sepse as një shqiptarë nuk është dakord me largimin nga zgjedhjet dhe largimin nga parlamenti përveçse punonjësit e detyruar të Bashkive që drejton PD i cila në fakt është në ditën e saj më të zezë dhe pavarësisht se italiani i Ndroqit synon atë që synon dhe kazani i yllit pak pompim se jeni duke u rritur o lularë dhe Mon arë.
Shqiptarët kundër Metës por nxjerr Ramën me pakicë përkrahsish
Sondazhi i zhvilluar nga kompania italiane i ka dhënë një goditje të fortë presidentit Ilir Meta. Shqiptarët mendojnë se Presidenti Ilir Meta nuk po bën gjithçka për të zgjidhur krizën politike në vend. Me këtë mendim janë 59.2% e të anketuarve. Ndërsa 36.4% e shqiptarëve mendojnë se kreu i shtetit po bën ç’është e mundur për të gjetur një zgjidhje për krizën politike.
Ndërsa 4.4% e shqiptarëve thonë se nuk e dinë. Në lidhje me krizën politik që po kalon aktualisht vendi, 52.5% e shqiptarëve mendojnë se kjo është një situatë jo e ligjshme dhe jo normale dhe përtej hapësirës demokratike. 38.8% e të anketuarve mendojnë se është një sjellje normale e partive politike në respekt të parimeve demokratike. Ndërsa 8.7% janë përgjigjur se nuk e dinë. Sipas sondazhit, 38.9% e shqiptarëve e gjykojnë negativisht punën e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, krahasuar me 34.7% nga sondazhi i kaluar. 32.2% e shqiptarëve mendojnë se puna e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama është pozitive, krahasuar me 29.5% nga sondazhi i 3 prillit. Ndërkohë janë 18.3% e shqiptarëve të cilët mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht. Ndërsa 10.6 % nuk kanë dhënë përgjigje.
Kjo është një mashtrim tjetër me shifrat se gjoja gati 205% e shqiptarve nuk e dinë a thua se janë intervistuar në xhungël dhe natyrisht 10.6% nuki quhen të intervistuar nëse nuk japin përgjigjie. Sondazhi vlenë me po,jo. Vlen♪7 për të pyetur se ku bëhen këto soondazhe sepse ky sondash është krejt ndryshe me shifra me sondazhin e bërë në A1 Report?!