Një investigim në telefonat iPhone zbuloi se më shumë se 5400 aplikacione dërgojnë të dhëna të përgjuara nga paisjet tuaja tek palë të treta, por kjo ndodh gjatë natës teksa ju flini dhe nuk e përdorni telefonin tuaj.
Gjatë një eksperimenti u zbulua se ju merren informacione personale si adresa e emailit, vendndodhja aktuale, numri i telefonit dhe adresa e IP-së. Ata përdorin avantazhin e Apple që i lë programet aktive edhe nëse ju i mbyllni përkohësisht me qëllim që të rikthehen atje ku keni klikuar për herë të fundit.
Gjatë investigimit u zbulua se aplikacione të njohura si Spotify, Nike, Yelp dhe Washington Post kanë gjurmues që mbledhin këto të dhëna. Aplikacioni i Yelp dërgonte të dhëna çdo pesë minuta edhe pse është thënë se ishte për shkak të një problemi nga ana e kompanisë.
Përgjuesit në aplikacione janë vështirë të bllokohen dhe shumë të lehta për t’u mos u vënë re. Zakonisht përdoren nga kompanitë për të vëzhguar kohën që ju kaloni, por dërgohen edhe palëve të treta për të drejtuar më mirë reklamuesit drejt një aplikacioni. Aplikacionet kur e specifikojnë qartë se cilat të dhëna grumbullohen, për sa kohë ato ruhen dhe kush i akseson këto informacione, gjë kjo që shkakton polemika në mënyrën se si merren informacionet.
Besohet që zgjidhja e vetme i takon kompanisë Apple që deklaron se ne bëjmë një marrëveshje për t’i ndihmuar përdoruesit të mbajnë të dhënat e tyre private. Hardware dhe software të Apple janë dizenjuar për të garantuar një siguri dhe privatësi të niveleve të larta. Një nga fushatat e fundit reklamuese të Apple ishte “Çfarë ndodh në iPhone-in tuaj, mbetet në iPhone-in tuaj (What happens on your iPhone, stays on your iPhone)”, por duket se disa të dhëna zhduken. /Sot