osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lajm i gëzuar për shqiptarët: KE rekomandon hapjen e negociatave pa kushte për anëtarësim e Shqipërisë në BE (nis vajtimi për “lularët dhe monarët” e protestave të rrugës)

Lajm i gëzuar për shqiptarët: KE rekomandon hapjen e negociatave pa kushte për anëtarësim e Shqipërisë në BE (nis vajtimi për “lularët dhe monarët” e protestave të rrugës)

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Në prezantimin e progres-raportit për ecurinë e vendit tonë në sajë të 5 prioriteteve kyçe për negociatat, eurokomisioneri Johannes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres, dhe për këtë arsye, komisioni rekomandon hapjen e negociatave.

Vendimi do të merret ndoshta në shtator nga Këshilli i Evropës, ku duhet vota unanime e vendeve anëtare të BE-së. Edhe për Maqedoninë e Veriut, eurokomisioneri Hahn rekomandoi hapjen e negociatave.

“Ne kemi folur për strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Raporti i këtij viti parashtron progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit perëndimor. Mbeten shumë sfida. Ne do paraqesim të njëjtin rekomandim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zbatimi i ligjit dhe stabiliteti mbeten disa nga pikat që duhet të zbatojnë këto vende. Sfida e tretë për këto vende është ekonomia. Vendet duhet të zbatojnë reforma në sajë të përmirësimit të ekonomisë. BE është partneri ynë kryesor por duhen marrë në konsideratë edhe investimet e Kinës.

Shqipëria është duke bërë reforma, transformim të rëndësishëm në fushën e drejtësisë. Ky është një shembull edhe për vendet e tjera. Të dyja vendet kanë bërë progrese. Në këtë bazë komisioni rekomandon hapjen e negociatave për të dy vendet. Kushti kryesor është reforma në drejtësi. Për sa i përket kapitujve 23-24. Të dyja palët duhet të japin kontribut”, tha eurokomisioneri Johannes Hahn./Ekskluzive.al