Gjatë mbrëmjes së djeshme në finalen e emisionit “Në kurthin e Piter Panit”, Alketa Vejsiu ka zbuluar plot emocion surprizën që kishte përgatitur për vogëlushin Xheison Baftin.
Me ndihmën e të gjithë shqiptarëve, moderatorja kishte siguruar për Xheisonin shtëpinë që i kishte premtuar.
Vogëlushi jeton me familjen e tij në një banesë të varfër dhe me kushte jo të mira në fshatin Myshqeta.
MIrëpo, fill pas surprizës, moderatorja ka publikuar në “Instagram” një foto me Xhesionin shoqëruar me një dedikim për të, për të cilin ka përdorur dy nga vargjet e këngës së Miriam Canit dhe Alban Skënderaj “Dhurata”.
Në këtë mënyrë ka treguar dhe se përse e ndihmoi vogëlushin: “Eshte keshtu kur do dike dhe ne kembim nuk do asgje…”, shkruan Vejsiu.