Këngëtarja Ronela Hajati e ftuar në emisionin “Ndrrimi i Natës”, ka treguar publikisht periudhën kur e ka dhënë puthjen e parë, dhe kujt ia ka dhënë.
Moderatori i njohur Alaudin Hamiti e pyeti këngëtaren: “Na thuaj emrin e të dashurit tënd të parë?”
“Puthjen e parë unë e kam dhënë afër maturës, në vit të katërt, gjimnaz.”- tha Ronela.
Për të gjithë ata që janë kuriozë ai quhet Bledi dhe siç pohoi Ronela ka qenë thjesht një lidhje kalimtare adoleshentësh.Rikujtojmë se prej muajsh është përfolur se ajo është e lidhur me këngëtarin Young Zerka, megjithatë ende nuk ka pasur një reagim publik nga ana e tyre se janë bashkë.