osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Kush do ja kthej dinjitetin policisë së fyer dhe të poshtëruar?!

Kush do ja kthej dinjitetin policisë së fyer dhe të poshtëruar?!

Nga Anri Bala

Ti qytetar i ndershëm i vendit tim, që punon e rropatesh për bukën e gojës, më vjen keq po nga sot do të të duhet të provosh frikën dhe tmerrin, se një ditë mund të të trokas në derë “i tmerrshmi” Luli, i ndjekur nga Muli, Ledi, Pisqolla, Farua, Gjemali e të rrahin e të zhdëpin në dajak, e nuk të ndihmon dot askush!

Largqoftë po të përmblodhi në ndonjë cep Bardhi i tmerrshëm me thonjtë e tij të paprerë, ta bënë fytyrën vija vija e s’ka kirurg plastik që të merr në patronazh. Ndaj gjej vend e futu, fshihu ku të mundesh, se po të kapën këta, nuk ka Zot që ta lanë turpin dhe shtet që ta pranon azilin me breza të tërë…!

Ti më pyet me kureshtje, po çne këta trima mor “shoki” të më trokasin në derë, nga na dolën këta humbameno të më katandisin për faqe të zezë me shkelma e shuplaka?!

Po a nuk e pe çfarë u bënë policëve?! As nuk i trokitën fare në derë, hyn brenda me brryla e me krahë, i kapën për zverku dhe u jepnin nga një shuplakë herë pas here, si duket për t’i zgjuar nga gjumi. E ata të shkretët të shastisur rrinin e shihnin shoku-shokun në sy, a thua se nuk po e kuptonin nga u vinte dajaku!

Por çfarë ishte edhe më e turpshme, se po këta pranuan se i hynë në zyrë edhe drejtorit të policisë, që e kapën duke pirë cigare e whiskey, e padyshim, edhe atij nja dy dacka do i’a kenë dhënë me motivacionin: Duhani dhe alkooli dëmtojnë rëndë shëndetin!

Praktikisht këta burra rrahën një rajon të tërë me polic, duke nëpërkëmbur e tallur këdo që provoj ta ndalonte… dhunuar e turpëruar këdo që i doli përpara… fyer e poshtëruar të gjithë ata që i shikonin. Imagjino të kishte qenë edhe Bardhi aty, çfarë kasapane do të bëhej!

Unë mund të rri edhe pa folur, edhe pse po më plas zemra nga inati! Është e vështirë kur kupton se ku po jeton, kur shikon se si po dhunohet ai që duhet të të mbrojë, nga ca çapaçul e këndeza pa bisht, që mburreshin e krekoseshin si mutngrënës, vetëm se një palaço i kishte emëruar deputetë pa qenë askushi, por një numër rendor në krye të listës së gomerëve që mbushin stallën, për të shërbyer në ditën e dasmës së pushtetmarrjes.

Ne mbrohemi vetë nga këta palaço, të frikësuar nga hija e tyre, por a mund të më thotë dikush: Kush do ja kthej dinjitetin policisë të fyer dhe të poshtëruar?! Ne,jo! Atëherë pyesni Arta Markun?!/Ekskluzive.al