osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arta Marku jep alarmin: Amnistohen pushtetarët e korruptuar sepse prokurorët kanë braktisur hetimet nga frika e vetingut!

Arta Marku jep alarmin: Amnistohen pushtetarët e korruptuar sepse prokurorët kanë braktisur hetimet nga frika e vetingut!

Prokurorët kanë lënë pas dore punën për shkak të frikës që ndjejnë nga procesi i vetingut. Alarmi u dha ditën e djeshme nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Gjatë raportimit vjetor në Kuvend, Marku deklaroi se procesi i rivlerësimit i ka bërë prokurorët të ndihen të pasigurt për vendin e tyre të punës, çka ka ndikuar edhe tek vullneti i tyre për t’u marrë me procese hetimore.

Sipas Kryeprokurores, vetingu ka ndikuar negativisht tek prokurorët, por gjithsesi është një proces i nevojshëm. “Viti 2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët. Gjatë këtij viti ka nisur procesi i vetingut. Shumë prokurorë kanë qenë gjatë gjithë kohës në korrespondencë me KPK.

Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh, kjo do të thotë që prokurorët kanë qenë pak apatikë, pasi në mënyrë të pashmangshme ky proces ka ndikuar negativisht mbi ta, duke i bërë edhe të pasigurt për vendin e tyre të punës. Kjo është reflektuar edhe në punën e tyre. Pasojat janë këto. Por pavarësisht të gjithave, të gjithë këtu kemi rënë dakord që reforma duhej dhe vetingu është i pashmangshëm”, deklaroi Arta Marku.

Neglizhenca e prokurorëve për shkak të frikës nga vetingu rrjedhimisht ndikon edhe tek hetimet ndaj pushtetarëve të lartë. Nisur edhe nga raportimi i Arta Markut, në një farë mënyre mund të themi se zyrtarët e korruptuar janë amnistuar sepse për vitin 2018 është shënuar një ulej e procedimeve penale për veprën e korrupsionit.

“Sipas të dhënave statistikore evidentohet se ka një ulje prej 37 % të numrit në total të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit, dhe rritje prej 63,83 % të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2017. Në lidhje me të pandehurit, për këtë grup veprash penale, vihet re një ulje prej 10,71 % e numrit të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2017 dhe një rritje prej 20,83 % e numrit të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë”, tha Arta Marku.

Pra, nga njëra anë kemi prokurorë që përjetojnë me frikë procesin e vetingut dhe braktisin hetimet, ndërsa nga ana tjetër kemi një numër më të ulët zyrtarësh të proceduar për korrupsion. Për këtë arsye, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi i kërkoi Markut që për 2019 të ketë një vëmendje më të shtuar në këtë drejtim.

Marku: Mungojnë referimet nga policia

Gjatë raportimit të saj në Kuvend, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme pati kritika edhe për punën e bërë nga policia. Sipas saj, një pikë problematike që ka ndikuar në punën e prokurorëve gjatë 2018 ka qenë numri i ulët i referimeve nga policia. “Problem mbetet mungesa e referimeve nga policia. Referimet dhe kallëzimet kanë qenë në masë më të ulët, por nuk do të thotë që prokuroria ka pasur performancë më të dobët.

Këtë shqetësim ia kemi referuar edhe drejtuesve të Policisë së Shtetit”, tha Marku. Gjatë seancës dëgjimore, ajo nuk iu shpëtoi as pyetjeve për dosjet “339” dhe “184”. Deputeti Myslim Murrizi kërkoi më shumë informacione nga Marku se çfarë po ndodh me këto dosje. Në përgjigje, Kryeprokurorja deklaroi se ato në janë në proces hetimor, por janë zvarritur deri tani qëllimisht.

“Janë 700 CD të pazbardhura, janë shumë është e vërtetë. Kam ndërhyrë sipas kompetencave. Kjo çështje është referuar që në vitin 2016. Vetëm në vitin 2018, është parë kjo problematikë e përgjimeve të pazbardhura. Duket numri i lartë, po është normal duke marrë parasysh volumin e çështjes. Janë dy prokurorë dhe 11 oficerë të policisë gjyqësore që po merren me këtë. Po ecet me ritme të shpejta.

Për një pjesë të të pandehurve është ndarë çështja, s’ka lidhje me zgjedhjet por me trafikimin e narkotikëve, në këtë pikë është edhe dosja 184. Besoj se së shpejti hetimet do të mbyllen dhe do të vendoset për fatin e tyre”, deklaroi Arta Marku./ Mimoza Ibra