osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

FOTO-LAJM: Gjobëvënësit e rrugëve në Tiranë, që policia nuk i “sheh”

FOTO-LAJM: Gjobëvënësit e rrugëve në Tiranë, që policia nuk i “sheh”

Kryeqyteti vijon të ketë një ngërç sa i përket vendeve të parkimit ku qytetarët e kanë të vështirë të gjejnë një vendqëndrim pa pagesë për automjetin e tyre.

Kjo gjendje vjen jo vetëm si shkak i numrit të madh të makinave, por edhe të tarifimit të hapësirave publike.

Ndërkohë, përpos këtyre, një problematikë tjetër gjithnjë e në rritje janë qytetarët që e kanë shndërruar në biznes sigurimin e një vendi parkimi.

Sipas vëzhgimeve në teren, në zonat kyçe të kryeqytetit ku parkimi është lënë pa pagesë, individë të ndryshëm janë shndërruar në “gjobëvënës” ku operojnë duke i bllokuar me sende të ndryshme.

Për të siguruar një vend të lirë buzë rrugës, natyrisht çmimet e tyre variojnë nga 100 lekë deri në 1000 lekë të reja, në varësi të kohës që do të qëndrosh.

Herë pas here, drejtuesit e automjeteve konfliktohen me zaptuesit duke e bërë të pamundur gjetjen e një vendi parkimi pa pagesë.

Teksa vetëm gjatë vitit 2018, referuar të dhënave zyrtare, numri i gjobave të vëna nga policia bashkiake për shkak të parkimit të gabuar shkoi në 74,191, të bën përshtypje se pse nuk veprohet po njësoj ndaj personave që zaptojnë hapësirat publike të parkimit.

Kjo problematikë nuk është veç për bizneset apo vizitorët e qytetit, por edhe për rezidentët të cilët gjithnjë e më tepër shfaqin ankesa për parkimin e makinës së tyre dhe kritika ndaj policisë bashkiake që nuk aplikon masa ndëshkuese në terren. (TemA)