Ngordh Nicoleta, qeni që për dhjetë vite ka ndenjur pranë varrit të padronit të saj në Panza, në ishullin Ischia, Itali.
Prej kohësh kafsha e gjorë vuante nga një tumor. Pavarësisht sëmundjes nuk kishte reshtur kurrë së prituri të kthehej pronarin e saj, që vdiq në janar të 2009.
Një histori që të kujton atë të qenit japonez Hachiko.’Nicoleta iku. Këtu të gjithë jemi të trishtuar për humbjen e saj. Shoqëria e saj dhe ëmbëlsia e saj do jenë të pazëvendësueshme.
Tek e shihje për herë të fundit kuptoje që Nicoleta ishte gati, gati për të shkuar tek padroni i saj, që nuk e braktisi kurrë.
Ajo do të jetë e kënaqur të qëndrojë me të dhe të ketë një jetë të re, pa dhimbje dhe vetmi. Ciao Nicoleta’, ka shkruar në Facebook Enrico Mattera, që menaxhon një hotel shumë pranë kësaj varreze.