Kanë dalë emrat e parë të personave që do të shkojnë në gjykim.
Të pandehur për dosjen “339” do të jenë Ramadan Dushaj, Ramazan Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, si dhe Gentjan Marku e Ardit Haxhagiqi.
Dosja 339/1 flet për përgjimet e komunikimeve mes kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako me bandën e Avdylajve.
Gjithashtu të pandehur për këtë dosje janë edhe Oltion Noka, Fation Marku dhe Elis Guri. Të pandehur për këtë rast janë Samuel Ndoka, Luan Boça dhe Vilson Noka.
Në rrëfimin e tij prej 5 orësh ditën e enjte, Vangjush Dako ka treguar si është njohur me vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, me te cilët ka folur gjatë dhe pas fushatës elektorale. Qytetari i parë i Durrësit mësohet se ka mohuar të ketë dijeni mbi blerjen e votave.
Burimet thanë se ai ka sqaruar se persona të ndryshëm mund tu kenë ofruar para votuesve, por ai nuk qenë në dijeni apo për më tepër ta ketë aprovuar këtë gjë. Në përgjimet e bëra publike deri tani Vangjush Dako është regjistruar vetëm një herë duke folur me Altin Avdylin, i njohur ndryshe si “Niçja” ndërsa në një përgjim të dytë del “Niçja” dhe një tjetër person.
Të njëjtat burime nga prokuroria konfirmojnë se pyetja e këtyre personave është bërë në këtë moment për shkak të përfundimit të zbardhjes së disa dhjetëra CD-ve të reja me përgjime nga ajo që njihet si Dosja 339. Burimet janë tepër të rezervuara për të bërë publike përmbajtjen e tyre, por sqarohet se janë të dhëna të vlefshme të cilat mund t’i japin një tjetër rrjedhë hetimit.
Përgjimet e kësaj dosje gjatë operacion “Volvo 4” çuan në shkatërrimit e 4 grupeve kriminale që merreshin me trafikun e drogës dhe tjetërsimin e pronave në bregdet. Ndërsa hetimi për blerjen e votave në Durrës u veçua në një tjetër dosje, 339/1/.