Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar vizitën që presidenti Ilir Meta zhvilloi ditën e djeshme në Tropojë.
Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari shkruan se ta kesh mirë me liderin historik të PD, bëhesh nga figura më e urryer në njeriun më të dashur.
Postimi i Artan Hoxhës:
Ja c’do te thote ta kesh mire me liderin historik, te kthen nga figura me e urryer si kryeminister, ne figuren me te dashur si president…
Presidenti Ilir Meta ka vizituar te dielen e 26 majit 2019 Bajram Currin, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”.
Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti Meta shpreh edhe përshtypjet e tij nga ky festival, ndërsa ndan edhe një video ku shfaqet duke kërcyer në atmosferën festive.
“Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë!
Atmosferë e jashtëzakonshme festive!”-shkruan Meta.
Padiskutim qe ky mbetet nje lajm i mire per presidentin dhe banoret e Tropojes. Por 19 vite me pare kur Meta ishte kryeminister, rrezikoi te merrej peng gjate vizites se tij ne Bajram Curri.
Tashme presidenti mund te na e thote qarte se kush e pengoi gjate vizites si kryeminister dhe kush i mundesoi nje mikepritje kaq miqesore gjate vizites si president???!!!
Mesa duket armiqesia qe kishte me kreun e PD-se ne vitin 2000, beri qe te pritej si armik ne Tropoje, histori qe ne fakt perfundoi me shoqerimin e Sali Berishes nga zyrat e PD-se ne drejtorine e policise Tirane, mesnaten e 28 nentorit 2000.
Ndersa 19 vite me pas, Meta tashme president, pritet me kenge e valle ne Tropoje sepse tashme eshte mik personal i liderit historik te PD-se, Sali Berisha…
E shtofshi miqesine, por na e tregoni pse i vute zjarrin Tropojes dhe Shqiperise ne vjesht-dimrin e vitit 2000.
Per ata qe nuk e kane jetuar apo e kane harruar ate kohe, ja si protestohej kunder kryeministrit socialist Ilir Meta ne Bajram Curri, nga demokratet dhe qytetaret e Tropojes ne nentor 2000…
Pamjet shkeputur nga emisioni “Xhungel”