Arba Kokalari është europarlamentarja më e re, dhe shqiptarja e parë që fiton një ulëse në Parlamentin Europian.
Politikania shqiptaro-suedeze jeton në Stokholm dhe është pjesë e Partisë së Moderuar.
Kjo forcë politike ka fituar 17.6 % të votave, duke siguruar katër eurodeputetë, ndër ta edhe Kokalarin.
Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.