Kanë përfunduar votimet për Parlamentin Europian në disa shtete. Zgjedhjet kanë përfunduar në Gjermani, Greqi, Holandë dhe Austri. Sipas Exit poll në Gjermani ka fituar partia e CDU-CSU me 27.5%, ndërsa në Greqi kanë fituar konservatorët, partia Demokracia e Re me 32% të votave.
Sipas Exit poll në Holandë ka fituar partia Laburiste me 18 %. Ndërsa në Austri sipas exit poll, fiton partia e kancelarit Kurz me 34.5%.
Zgjedhjet për parlamentin europian kanë shënuar pjesëmarrje të lartë ndërsa ajo që vihet re nga rezultatet e deri më tanishme nga Exit Poll, vihet re se partitë e ekstremit të djathtë kanë humbur mbështetjen në radhët e elektoratit.
Ora 20:36
Zgjedhjet në Parlamentin Europian, Macron pëson disfatë
Sipas Exit-polleve, Presidenti francez Emmanuel Macron ka pësuar një disfatë prej 4 pikë përqindje. Ekstremi i djathtë i Marine Le Pen kryeson me 23,25 %, i pasuar nga grupimi i presidentit Macron me 19,21.
Ora 20:22
Tsipras mbetet pas, Demokracia e Re kryeson sondazhet në Greqi
Pas përfundimit të zgjedhjeve për parlamentin europian në Greqi, Exit Poll parapraket nxjerrin fituese Partinë Demokracia e Re, duke lënë pas koalicionin qeverisës. Deri më tani Demokracia e re shpallet fituese me 32% kurse SYRIZA e drejtuar nga kryeministri grek Alexis Tsipras vjen e dyta me 25%.
Ora 19:25
Përfundojnë zgjedhjet për PE në Gjermani, sondazhet nxjerrin fituese partinë e Merkelit
Kanë përfunduar zgjedhjet për parlamentin europian në Gjermani. Sipas Exit Poll të publikuar pas përfundimit të votimeve në këtë proces kryeson grupimi i djathtë CDU/CSU e drejtuar nga kancelarja Angela Merkel.
CDU/CSU: 27,5%.
Tё Gjelbёrit, partia ekologjiste: 22,0 %,
SPD: 15,5 %,
AfD, Alternativa për Gjermaninë: 10,5 %,
E Majta: 5,5 %,
FDP: 5,5 %,
Tё tjerat: 13,0 % /Shqiptarja. com