Televizioni Raiuno i pati dedikuar një reportazh Shqipëria pas rënies së komunizmit.
Në të shihen dëshmi rrënqethëse të gjendjes së vështirë ekonomike, në fillim të viteve 90.
Raftet e dyqaneve të boshatisura, njerëz në radhë që tregojnë racionet e tollonave dhe shitës që duken prepotentë.
Në tregun privat, situate është po ashtu e dëshpëruar.
Njerëz që dynden në një hapësirë thuajse boshe dhe tregojnë limonat apo portokallet e blerë me pak lekë.
Për ata që nuk e kanë jetuar atë periudhë, pamjet japin një Tiranë tjetër nga ajo e zhvillimeve politike të kohës.