osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjek Çelaj, ish polici që bëri burg për 2 Prillin. Berisha i mori karrierën, rininë dhe atdheun, tentoi t’i marrë dhe pronën në Lezhë përmes Fran Frrokajt

Gjek Çelaj, ish polici që bëri burg për 2 Prillin. Berisha i mori karrierën, rininë dhe atdheun, tentoi t’i marrë dhe pronën në Lezhë përmes Fran Frrokajt

Dikujt mund t’i duket shumë i largët 2 prilli i vitit 1991 në Shkodër. Në zgjedhjet të 31 marsit, PPSH e asaj kohe mori mazhorancën në zgjedhje, ndërkohë që partia e parë opozitare PD doli e dyta me 30 përqind të vendeve në Kuvend. Megjithësë mori një rezultat më të lartë se PD e Bashës më 25 qershor të vitit 2017.

Vetëm 3 ditë pas zgjedhjeve ndodhi një përplasje me pasojë vdekjen e katër personave dhe djegien e institucioneve. Njëherësh në burg përfunduan tërë zinxhiri komandues i policisë së Shkodrës. Ndoshta pak e mbajnë mend atë kohë, por ishte një situatë shumë e nderë, dhe vrasja e katër demonstruesve, ende as sot nuk është gjetur autori i vërtetë e jo më urdhërdhënësi, ndezi situatën. Duke bërë që zgjedhjet e 31 marsit të humbin legjitimitetin, ndonëse janë cilësuar si më të mirat të organizuara në Shqipëri bashkë dhe me ato të 22 marsit një vit më vonë.

Në burg përfunduan kreu i policisë së Shkodrës së asaj kohe Çapajev Taçi, zv.shefi i policisë Gjekë Çelaj, Dilaver Papare por dhe ish kreu i PPSH për Shkodrën Xhemal Dymylja. Por në burg ranë dhe nivelet e larta të Ministrisë së Brendshme të asaj kohe, ku evidentohej Aredin Shyti ish zv.ministër i Brendshëm.

Ndërkohë që në gjykatën e Shkodrës më vonë shkoi të dëshmonte dhe ish ministri i Brendshëm i asaj kohe, kreu aktual i Kuvendit Gramoz Ruçi. I cili rrugën nga stacioni i trenit deri tek gjykata e bëri në këmbë.

Në sallën e gjyqit pati debate shumë të forta dhe ishte Çelaj ai që mbajti shpirtin e arsyetimit në atë sallë, përballë turmës së irrituar, kreut të trupit gjykues tropojanit mik të Berishës, Qazim Gjonaj, prokurorit të çështjes Dino Leli që nuk jeton më, të cilët kishin paravendosur dënimin.

Në këtë gjyq doli në pah se organizator i këtij demonstrimi ishin strukturat e larta të PD në Shkodër, me të “deleguar” nga lart liderin e dhjetorit Azem Hajdari.

U evidentuan takimet, kontaktet dhe qëndrimi i “çuditshëm” i ish-drejtuesve të PD-së Pjetër Arbnori dhe Ali Spahia në organizimin e protestës dhe pas vrasjeve. Të dy të ndarë nga jeta në rrethana të çuditshme.

I ndarë nga jeta po në rrethana të çuditshme rezulton dhe ish prokurori i kësaj çështjeje Dino Leli, kohë më vonë. Duke plotësuar cirkuitin e largimit nga kjo botë në mënyrën më misterioze të mundshme të të gjitha atyre që kishin lidhje me 2 prillin. Mes tyre dhe Azem hajdari.

Dhe në përfundim të këtij gjyqi, të gjithë ata që ishin në bankën e të akuzuarve u dënuan. Fati më i keq ka qënë për të riun më me perspektivë të asaj kohe në radhët e policisë, Gjek Çelaj. I cili gjatë periudhës 1983-1990 kreu detyrën e zv.shefit të policisë në rrethin e Pukës. Dhe në shtator 1990 u transferua në të njëjtën detyrë në rrethin e Shkodrës. Kurse pas ngjarjes së 2 prillit 1991 u arrestua dhe u dënua me 15 vjet burg.

 

Vetëm 6 muaj qëndroi në Shkodër por rezultuan fatale për të, sepse iu rrënua karriera dhe rinia në moshën më të mirë.

Në mars 1997 doli nga burgu dhe në vitin 1999 u largua nga Shqipëria. Sot jeton në Kanada me bashkëshorten dhe fëmijët. Gjykata kanadeze i ka dhënë statusin e azilantit politik me arsyetimin se “në Shqipëri ishte arrestuar me akuza false dhe ishte gjykuar nga gjykata të korruptuara që e kishin paravendosur dënimin”. I thamë këto thjeshtë dhe për kujtesë për të treguar se kush është Gjekë Çelaj, njeriu që bëri publike përmes organeve ligjvënëse tjetërsimin e pronës së tij te “Rama e Hedhun” në Lezhë.

 Nga denoncimi i kësaj afere që zbuloi dhe dhe afera të tjera, bëri që gjysma e Bashkisë së Lezhës, me në krye kryetarin e kësaj bashkie Fran Frrokaj të përfundonte në pranga.

Tashmë janë nën arrest shtëpiak, dhe Frrokaj pretendon se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur, megjithëse kishte firmosur letrat që i kishin sjellë për firmë. Dhe më profani e di në Lezhë dhe në tërë qarkun se tek “Rana e Hedhur” nuk ka tokë bujqësore, por vetëm pyll dhe rërë.

Ndërkohë që Frrokaj firmosi për tokë bujqësore. Duke u rikthyer sërish tek Gjekë Çelaj, vlen të theksohet se denoncimi i tij ishte i kopsitur nga ana ligjore.

Ai thotë se e kishte denoncuar këtë çështje në vitin 2017, kjo pasi një topograf  i kishte thënë që dikush ia kishte marrë pronat.

Çelaj tha se ka vënë në dijeni të gjitha institucionet dhe vetëm Policia, Prokuroria dhe Avokati  i Popullit kanë reaguar.

“Ne muajin gusht 2017 neve, si trashëgimtarë te ligjshem të një pjese të pronave të grabitura, jemi vënë në dijeni nga një topograf se kishte shumë mundësi që dikush na kishte marrë pronat. Menjëherë u vumë në levizje dhe bëmë verifikimet tona dhe, fatkeqesisht, rezultoi se ishte e vertete.

 

Ateherë unë bëra një kallëzim penal në Prokurorinë e Lezhës, të cilës i dërgova edhe vendimin e Gjykatës së Lezhës të vitit 2006 që na njihte si trashëgimtarë të ligjshëm dhe, gjithashtu, i dërgova edhe disa dokumente të Arkivit Shtetëror, të kohës së Zogut dhe të vitit 1945 që provonin pronësinë tonë.

Prokuroria filloi hetimet dhe pas dy javesh, me vendim te gjykates Lezhe, prona u vendos nen sekuestro. Une pata informuar thuajse te gjitha institucionet shteterore rreth asaj qe kishte ndodhur dhe m’u pergjigjen me korrekltesi vetem Prokuroria Lezhe, Policia e Shtetit e Zyra e Avokatit te Popullit. Siç e dini, hetimet çuan ne arrestimin e disa personave”, thotë Çelaj. I cili shpreh çudinë se si me të njejtën akuza prangoset kryebashkiaku i Lezhës Frrokaj e vartësit e tij dhe tre ditë më vonë po me të njejtën akuzë kalon në arrest shtëpiak.

Për të nuk ka rëndësi kush dënohet, janë punë të shtetit shqiptar. Për të ka rëndësi marrja e pronës së tij, duke qënë se nuk mund të lejojë ata që i morën karrierën, rininë dhe atdheun, tashmë ti marrin dhe pronën që e ka të trashëguar. Duke akuzuar indirekt Sali Berishën./Pamfleti.com