osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dështimet e Lulit dhe pse firojnë njerëzit në protesta

Dështimet e Lulit dhe pse firojnë njerëzit në protesta

Lulzim Basha sot duket se është tërhequr, është tërhequr nga molotovi, është tërhequr nga dhuna, por bashkë me aktet e tij të dhunës të cilat i braktisi sot në një protestë paqësore duket se janë janë tërhequr edhe njerëzit që e mbështesin.

Pas disa protestave që ndoshta mund të quheshin madhështore, jo ashtu siç pretendon Luli se janë më të mëdhatë e 30 viteve sepse historia ka protesta shumë më të mëdha si “Nano ik” apo ardhja e Rajeson në Tiranë. Por gjithësesi Luli për të gjashtën herë pas protestës së tij të gjashtë kombëtare tha se ishte protesta më e madhe në histori, megjithëse në fakt kjo e sotmja ishte më e vogla dhe ndoshta protesta më turistike e opozitës.

Ajo që tregoi Basha sot me protestën e tij ishte së pari që njerëzit kanë filluar të firojnë pra ta braktisin dhe ka më pak njerëz në protestë dhe kjo është një shenjë alarmi.

Së dyti ai është tërhequr nga dhuna pasi ndërkombëtarët e kryqëzuan të gjithë një pas një, deklaratë pas deklarate, sekondë pas sekondi duke e vendosur Bashën me shpatulla pas muri.

E treta dhe më e rëndësishmja është ajo që tregoi Basha sot se nuk mundet që të krijojë dot frymë dhe të ketë trzistencë pra të ketë një protestë të tejzgjatur dhe me qëndresë deri në largimin e kryeministrit Rama. Gjithmonë ose hedh molotov proteston dy tre orë dhe largohet, ose si sot bën një shëtitje turistike nuk bën asgjë dhe kthehet në zyrë.

Të dyja rastet që ka zgjedhur janë të papërshtatshme totalisht me mënyrën sesi opozita duhet të ketë sjelljen e saj politike, por Lulzim basha tregon paaftësinë dhe pamundësinë e tij për të pasur një protestë rezistence ku qytetarët të qëndrojnë të gjithë ditë e natë atje deri në largimin e Ramës. Jo si çadra e cila përfundoi me pazar por dhjetra mijë qytetarë të qëndrojnë përpara kryeministrisë derisa kryeministri të dorëzohet.

Këtë gjë Lulzim Basha nuk e bën dot prandaj ose zgjedh molotovin që ta shikojnë mediat e huaja dhe më pas partnerët ndërkombëtarë ose zgjedh të bëjë protestë paqësore pasi i kërcasin dhëmbët dhe i trembur zgjedh turizmin. Nuk mundet, nuk di ose mbase nuk do të bëjë gjë tjetër. Thjeshtë di vetëm të dështojë prandaj dhe njerëzit po i firojnë nga protesta në protestë./CNA.al