osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Moderatorja e njohur pas dilemës së vështirë jep lajmin e madh dhe vendimin e rëndësishëm, kush është producenti që zgjodhi mes dy djemve të njohur

Moderatorja e njohur pas dilemës së vështirë jep lajmin e madh dhe vendimin e rëndësishëm, kush është producenti që zgjodhi mes dy djemve të njohur

Jonida Vokshi ka dhënë lajmin e madh si rrufeja në qiell të pastër, se së shpejti do të martohet. Aktorja dhe moderatorja këtë herë nuk e ka fshehur më faktin se tashmë ka marrë vendimin e madh për të shkuar në altar me të dashurin e saj të zemrës, aktorin dhe producentin e njohur nga Kosova, Besnik Krapin.

Edhe pse është përfolur disa herë për lidhje me emra të njohur, duket se mendjen plotësisht ia ka mbushur djali simpatik, Besniku. Jonida deklaroi në emisionin e Ermal Mamaqit, se jo vetëm që janë në një lidhje, por se shumë shpejt ata do të martohen.

Duke folur gjerë e gjatë për karrierën e saj, ajo ka rrëfyer detaje nga historia e saj e dashurisë, duke qenë se të dy kanë qenë aktorët hit të serialit “O Sa Mirë” në dy sezonet e para, përkatësisht Jonida në rolin e vajzës nga Tirana (Elizabeta) dhe Besniku në rolin e prizrenasit (Mesuti).

Dhe duket se është pikërisht ky serial zanafilla e gjithçkaje, fakt që e ka pranuar dhe vetë Jonida duke folur për shikimet e para që shkëmbyen dhe takimet që pasuan flirtin e fillimit.

“Unë me Besnikun jam njohur tek seriali ‘O sa mirë’, pasi ishim të dy pjesë e kastit. Kemi qenë miq në fillim dhe duke u njohur e duke kaluar kohë bashkë u dashuruam. Si dy të dashuruar vjen një moment që konkludohet dashuria”, tha Jonida.

E pyetur nga Ermali, nëse ata do të martohen, ajo iu përgjigj: “Po, do bëjmë dasmë, do kërcejmë pak!” E sakaq që Jonida bëri deklaratën në Tiranë, nuk vonoi dhe çifti e inauguroi dhënien e lajmit me udhëtimin e tyre në Kanë për të parakaluar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit, ku marrin pjesë artistët më të famshëm të botës.

Por cila është prapaskena e dilemës së vështirë të Jonidës, deri në marrjen e vendimit për të zgjedhur mes dy djemve të njohur, muzikantit Sardi Shehu, të njohur si Dj Sardi dhe kineastit Besnik Krapi? Sipas burimeve tona, Jonida ka qenë në një dilemë të vështirë për të zgjedhur mes dy djemve të njohur e simpatikë, njërit nga Tirana dhe tjetrit nga Prishtina.

Të dy artistët janë mjaft të pashëm, aq sa ia kanë bërë të vështirë Jonidës marrjen e vendimit më të rëndësishëm, për të zgjedhur partnerin e duhur që do e ketë në krah gjithë jetën, në të mirë e në të keq. Mesa duket, më “besnik” dhe stabël i është dukur Besniku, siç ka dhe emrin, ndryshe nga Dj Sardi që është më shumë i lakmuar nga femrat, performon natën në club-e dhe ndoshta nuk i dha sigurinë e mjaftueshme për të ndarë jetën bashkë.

Kujtojmë që para se të deklaronte lidhjen me partnerin e saj, ajo u fotografua nga paparazzi me Dj Sardin, për të cilin u fol se ishte në lidhje. Nuk dihet çfarë ndodhi dhe ata fshinë njëri-tjetrin nga “Instagram”-i dhe nuk u panë të komentonin njëri-tjetrin me zemra e përkëdhelje siç bënin më parë.

Ndërkohë që, tani, fjalët e dashurisë Jonida ia dhuron vetëm Besnikut, të cilin e quan “king”. Po kush është Besnik Krapi në Kosovë dhe biografia e tij? Vitin e kaluar, ai u emërua drejtues “Priforum”, një departament i “PriFest” aktivitetit të rëndësishëm të kinemasë në Kosovë.

Pas emërimit si Drejtor i “Prishtina Film Forum”, plaformës së industrisë së filmit në kuadër të “PriFest – Prishtina International Film Festival”. Me marrjen e detyrës së re të udhëhequr perj 10 vitesh nga Fatos Berisha, ai u shpreh: “Më duhet të them se, përveçse jam i nderuar me ftesën për të qenë udhëheqës i ‘PriForum’ jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe në të njëjtën kohë ndiej përgjegjësi të madhe për angazhimin tim në këtë post”.

Besnik Krapi është njëri nga producentët më të talentuar të Kosovës. Ai në vitin 2010 themeloi kompaninë e tij të produksionit të filmit, duke prodhuar filma të shkurtër, dokumentarë dhe, së fundi, ka përfunduar filmin e tij të parë të metrazhit të gjatë “Fusha e mëllenjave”, prodhim i Kosovës me bashkëprodhues Britaninë e Madhe dhe Shqipërinë.

Momentalisht është në fazën e realizimit të filmit të dytë me metrazh të gjatë “Looking for Venera” nga Norika Sefa. Besniku ka punuar ne shumë bashkëprodhime në rajon dhe jashtë, përfshirë këtu filmin “Shok” të nominuar për “Oscar” nga Jamie Donoughue. Si producent i ri ka arritur të punojë me shumë regjisorë të njohur përfshirë këtu: Isa Qosja (Skype), Jamie Donoughue (Shok), Blerta Zeqiri (Martesa), Fatos Berisha (Cirku Fluturues), Florenc Papas (Open Door), Antoneta Kastrati (Zana), Edon Rizvanolli (Unwanted).

Mesa duket, Jonida aktore dhe prezantuese televizive, që punon edhe si pedagoge pranë Universitetit të Arteve në Tiranë, e ka parë Besnikun më afër profesionit të saj, për ta pasur jo vetëm bashkëshortin që e kupton, por edhe bashkëpunëtorin për projekte kinematografike. Panorama plus