Zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit, Lulzim Basha i cili përmend fjalët ‘nder’ e ‘dinjitet’duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe rrëzimin e qeverisë. Përmes një postimi në Instagram”, Braçe thotë se:
“Kur flet për ‘nder’ e ‘dinjitet’ Ministri që pushkatoi në mes të bulevardit 4 të pafajshëm dhe as kërkoi falje e jo me dorëheqje, nderi e dinjiteti mos ekzistoftë më. Kush vë në diskutim një mandat popullor për këtë vrasës, ta harrojë se mund t’i flasë kujt për demokraci e ligj”.
Postimi i plotë i zv.kryeministrit
Lulzim Basha paska folur per nder e dinjitet gjate ushtrimit te detyres ose banalisht gezimit te pushtetit!
Po a ka nder e dinjitet nje minister qe pushkaton ne mes te dites, ju merr jeten qe zoti ua fali,
kater qytetare pa faj qe protestonin kunder menyres se ushtrimit te pushtetit prej tij?
A ka nder e dinjitet po i njejti minister qe-sic deshmon presidenti i republikes i kohes, perdori gjithe pushtetin per te penguar, deshtuar e ne fund moslejuar hic, hetimin e krimit me barbar ne bulevardin e Tiranes qysh nga koha e fashizmit?
Nderi e dinjiteti mos egzistofte kur per to flet nje vrases i tille!
Kush cenon nje mandat popullor-legjitimitetin e certifikuar nderkombetarisht te tij, per ministrin qe pushkatoi kater burra te pafaj ne mes te bulevardit, duhet ta harroje se mund ti flase per demokraci, rregull e ligj, cilitdo qytetari ne kete vend!
Nese ka nje arsye qe ky eshte sot ne opozite, i pavotuar nga shqiptaret, nese ka nje arsye qe ky nuk do zgjedhje por pushtet ne tavoline permes dhunes barbare prej fashisti, ajo eshte unike:
NUK VOTOHEN VRASESIT!
Ne cdo kohe!